LAJMI I FUNDIT:

Mediat serbe: Thaçi pas 5 minutash shkeli marrëveshjen, Vuçiq kërkoi qortim nga Mogherini

Mediat serbe: Thaçi pas 5 minutash shkeli marrëveshjen, Vuçiq kërkoi qortim nga Mogherini

Në Bruksel mbrëmë, në një takim në mes të delegacioneve të Prishtinës dhe Beogradit është rënë dakord për të ulur tensionet dhe për të vazhduar dialogun, dhe që të dyja palët të përqendrohen në punët që i presin. Këtë e ka thënë Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Në këtë frymë, sipas medieve serbe, edhe kryeministri i Serbisë ka thënë se është për vazhdim të dialogut dhe se Beogradi do të mbajë fjalën dhe mendon se gjërat që kanë ndodhur nuk do të përsëriten.


Megjithatë, shtojnë mediat serbe, deklaratat e zyrtarëve në Prishtinë, ishin në një ton të ndryshëm, të ngjashme me ato që mund të ishin dëgjuar në javët e fundit.

“Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se Serbisë i është bërë të qartë se Prishtina do të përgjigjet në provokimet e fundit, të tilla si ajo e trenit. Siç RTS jozyrtarisht ka mësuar, Vuçiq ka kërkuar nga Mogherini që të reagoj publikisht dhe të qortoj sjelljen joprofesionale dhe të papërgjegjshme të palës shqiptare, dhe në qoftë se kjo nuk ndodh, do të jetë një shenjë e qartë se shqiptarët nuk duan të flasin dhe se duan që me çdo kusht që të rrezikojnë paqen dhe stabilitetin e brishtë”, shkruajnë mediat serbe.

Në një deklaratë të re e cila ishte sot në mëngjes të dhënë nga zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijancic, Përfaqësuesja e Lartë, Federica Mogherini falënderoi edhe një herë Beogradin dhe Prishtinën për dialog konstruktiv gjatë takimit të djeshëm dhe theksoi se është e rëndësishme që të vazhdojë të mbajë të njëjtin format.

Mirëpo, gjithmonë sipas medieve serbe, Mogherini tha se i vjen keq se në deklaratat pas takimit, jo të gjithë respektuan marrëveshjen që tensionet t’i lënë mënjanë dhe të mos komentojnë detajet e diskutimit.

“Përfaqësuesja e Lartë i ka bërë thirrje edhe një herë të dy palëve për të mbështetur dhe për të respektuar marrëveshjen e djeshme”, përfundojnë mediat serbe. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Lajme
SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori