LAJMI I FUNDIT:

Mediat serbe risjellin parashikimin ogurzi: Një tërmet i fuqishëm mund të godasë Malin e Zi!

Mediat serbe risjellin parashikimin ogurzi: Një tërmet i fuqishëm mund të godasë Malin e Zi!

Mediat serbe kanë risjellë në pah një deklaratë të bërë rreth katër vite më parë të drejtorit të Institutit Sizmologjik të Malit të Zi, Branislav Gllavatoviç, i cili kishte paralajmëruar se në Podgoricë në të ardhmen e afërt ekziston rreziku i një tërmeti të fortë.

Si kishte përcjellur e përditshmja “Vijesti”, përcjell Telegrafi, Gllavatoviç ka thënë se statistikat tregojnë se në zonën e bregdetit malazez, çdo 50-70 vjet ndodhin tërmete të forta, duke kujtuar se e fundit ishte në vitin 1979.


Në seancën e Komitetit të shoqatës së ndërtimit dhe ekonomisë komunale të Dhomës së Tregtisë së Malit të Zi ai kishte thënë se është reale të pritet që në të ardhmen të ketë tërmete në mes të gjashtë e gjysmë deri në shtatë njësi të shkallës Rihter, të cilat mund të godasin të gjithë bregdetin dhe Liqenin e Shkodrës.

“Një tërmet i tillë jashtë sezonit turistik mund të çonte në 300 deri 600 viktima, ndërsa gjatë sezonit ky numër ishte 10 herë më i madh. Dëmi i përgjithshëm me siguri do të arrinte në rreth 50 miliardë euro”, kishte prezantuar Gllavatoviç parashikimet e tij.

Sipas fjalëve të tij, pjesa qendrore e vendit mund të preket nga një tërmet më i fuqishëm ndërsa pjesa perëndimore dhe veriore me fuqi më të vogël, transmeton Telegrafi.

Pjesëmarrësit e takimit të sotëm në Podgoricë kanë ardhur në përfundimin se rreziku sizmik në Mal të Zi, aktualisht është më i madhi në historinë e saj, për të cilën gjë edhe gjatë projektimit dhe ndërtimit të objekteve të nevojshme do të duhej marrë masa për të minimizuar dëmet sa më shumë të jetë e mundur.

Tërmeti i fundit shkatërrues prej shtatë gradë të Richterit goditi Malin e Zi në orët e hershme të mëngjesit të 15 prillit 1979.

Tërmeti, i cili zgjati rreth dhjetë sekonda dhe ishte ndjerë kryesisht përgjatë bregdetit malazez dhe shqiptar, kishte vrarë më shumë se 100 njerëz në Mal të Zi dhe 30 në Shqipëri – më shumë se 100,000 njerëz kishin mbetur pa strehë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus

Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus

Evropa
Vrasjet dhe tentativat për vrasje të liderëve në Evropë

Vrasjet dhe tentativat për vrasje të liderëve në Evropë

Evropa
Franca dërgon ushtrinë në Kaledoninë e Re, të paktën katër të vdekur

Franca dërgon ushtrinë në Kaledoninë e Re, të paktën katër të vdekur

Evropa
Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Azia
Kalo në kategori