LAJMI I FUNDIT:

Mediat serbe: Putini anuloi vizitën në Serbi, shkaku i afrimit të shtetit serb me SHBA-të

Mediat serbe: Putini anuloi vizitën në Serbi, shkaku i afrimit të shtetit serb me SHBA-të

Presidenti rus, Vladimir Putin anuloi vizitën në Serbi. Sipas burimeve të gazetës, Danas, Kremlini nuk zbuloi pse i pari i shtetit rus u tërhoq nga vizita, “por rusët sigurisht që nuk e pëlqejnë afrimin e fundit të shtetit serb me pozicionet amerikane”.

“Putini nuk do të vijë në Serbi, megjithëse është njoftuar për muaj të tërë. Ardhja e tij është planifikuar për 20 tetor, kur festohet Dita e Çlirimit të Beogradit. Ai supozohej të merrte pjesë në ceremoninë e shenjtërimit të Tempullit të Shën Savës. Megjithatë, ai me siguri nuk do të jetë atje”, njofton Danas, duke iu referuar Kishës Ortodokse Serbe, transmeton Telegrafi.

Ambasada ruse në Beograd i tha gazetës se ata nuk kanë asnjë informacion se presidenti i tyre do të jetë në kryeqytetin serb.


Patriarku Irinej më parë ka konfirmuar për mediat serbe se Putin do të jetë në Serbi, duke deklaruar se është caktuar një datë për rihapjen e Tempullit të Shën Savës dhe se pret që kreu i shtetit rus të marrë pjesë në ceremoni.

Më herët, një njoftim i ngjashëm ishte bërë nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pasi ka qëndruar në Moskë.

“Putini konfirmoi se do të vijë në Serbi në tetor. Do të jetë një ngjarje madhështore, kur të hapim Tempullin e Shën Savës”, shkroi Vuçiq pas takimit me presidentin rus. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Amerika
Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Botë
Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Botë
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Botë
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
Kalo në kategori