LAJMI I FUNDIT:

Mediat serbe: Britania mund të heqë seancat për Kosovën në OKB, Rusia dhe Kina nuk mund ta vënë veton mbi këtë

Mediat serbe: Britania mund të heqë seancat për Kosovën në OKB, Rusia dhe Kina nuk mund ta vënë veton mbi këtë

Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kosovës nga 1999 e vendosi Kosovën nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara.

Kështu, në këtë organ dëgjohen rregullisht raportet tremujore mbi punën e UNMIK-ut dhe gjendjen në Kosovë.


Mirëpo, siç shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, kjo situatë mund të ndryshojë së shpejti.

Kjo pasi që, siç thuhet Britania e Madhe merr kryesimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Dhe pikërisht ky vend, sipas mediave serbe, mund të jetë në gjendje të kërkojë që seancat mbi Kosovën të mos mbahen ose të jenë të mbyllura për publikun.

“Është koha që Këshilli i Sigurimit të takohet më rrallë lidhur me këtë çështje. Ne duhet të përqendrohemi në kërcënimet reale ndaj paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Kjo kategori nuk i përshtatet situatës në Kosovë”, citojnë mediat serbe Matthew Rycroft, ish-ambasador i Britanisë së Madhe në OKB.

Thelbi i të gjitha kërkesave, sipas mediave serbe, duke cituar ish-diplomatin Zoran Milivojeviç, është që të ushtrojë presion ndaj Serbisë dhe komunitetit më të gjerë ndërkombëtar për të pranuar tezën se çështja e Kosovës është zgjidhur.

Në këtë drejtim ka reaguar edhe shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq.

“Jam i sigurt se ai do të kërkojë për të shfuqizuar këtë seancë dhe ajo të kthehet në konsultime të mbyllura pa seancë formale të Sigurisë së Kosovës. Është e mundur për ta bërë këtë në votim për çështjet procedurale, që Rusia dhe Kina të mos vërë veton. Ne këtu nuk jemi të pranishëm”, citohet të ketë thënë Daçiq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori