LAJMI I FUNDIT:

Mediat ruse shkruajnë se Putini ka vizituar ushtarët rusë në Kherson të Ukrainës

Mediat ruse shkruajnë se Putini ka vizituar ushtarët rusë në Kherson të Ukrainës

Vladimir Putin ka vizituar selitë ushtarake në rajonet jugore Kherson dhe Luhansk lindor, të cilat mbahen pjesërisht nga Rusia, ka thënë Kremlini.

Presidenti rus mori pjesë në një takim të komandës ushtarake në rajonin Kherson për të dëgjuar raporte nga komandantët dhe për të folur me oficerët e tjerë të lartë mbi situatën në rajonet Kherson dhe Zaporizhzhia, të cilat Moska i ka shpallur pjesë të Rusisë, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi.


Ai vizitoi gjithashtu selinë e Gardës Kombëtare në rajonin e Luhanskut, një pjesë tjetër e Ukrainës të cilën Moska e aneksoi vitin e kaluar.

Kremlini nuk tha se kur Putin mori pjesë në takime apo çfarë komentesh bëri.

Snjapëristët ukrainas vrasin ushtarët e Vladimir Putinit – publikojnë pamjet nga aksionet
Lexo po ashtu Snjapëristët ukrainas vrasin ushtarët e Vladimir Putinit – publikojnë pamjet nga aksionet

Ndryshe, nëntorin e kaluar, trupat ruse u urdhëruan të tërhiqeshin nga qyteti Kherson dhe zonat përreth në jug të Ukrainës.

Komandanti më i lartë i Rusisë në Ukrainë, gjenerali Sergei Surovikin, kishte thënë se nuk ishte më e mundur të furnizohej qyteti dhe pjesët e tjera të bregut perëndimor të lumit Dnipro ku ato gjendeshin.

Njoftimi shënoi një nga tërheqjet më të rëndësishme të Rusisë dhe një tjetër pengesë poshtëruese për Putinin.

Rajoni i Khersonit u aneksua në shtator, së bashku me tre rajone të tjera të Ukrainës – Luhansk, Donetsk dhe Zaporizhzhia. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori