Mediat, pengesat, dhe ndikimi i tyre në Kosovë
Në mbarë botën mediat njihen për ndikimin e tyre në të gjitha sferat e shoqërisë botërore, por në shumë raste, në shoqërinë kosovare, mediat luajnë një rol të veçantë në politikë.
Me ndihmën e mediave një person mundë të vihet në krye të shtetit por edhe mund të bie në fund të pusit. Pra, fuqia kryesore për politikën janë mediat. Por shtrohet pyetja - kush fshihet prapa tyre? Më siguri se shumë njerëz do të thonë se pronari i atij mediumi. Por nuk do të thotë se gjithmonë, ai i cili është pronar legjitim i saj, është edhe pronari i vërtetë.
Shumë pronarë të mediave në Kosovë mund të krahasohen si aktorët, ndërsa regjisorët janë individë të fuqishëm, grupe ekonomike nga shteti - autoritetet që fshihen pas skenës mediale. Nuk duhesh të studiosh shkencat e komunikimit masiv dhe të gazetarisë për të kuptuar realitetin mediatik në Kosovë - mjafton të shfletosh shtypin e përditshëm dhe do të bindësh vet se kush e ka në pushtet atë shtyp.
Mënyra më e lehtë për t’i kontrolluar mediat në Kosovë, është përmes financimit të saj me reklama. Duke përfshirë këtu individë nga partitë politike, grupet e bisnezit dhe autoritetet shtetërore, këta individë dhe grupe kontrollojnë sidomos gazetat duke blerë hapësira reklamuese për partinë, por edhe për institucionet komunale dhe shtetërore të cilat bëjnë shpallje të konkurseve, dhe anulimin e kontratave etj.
Si shpërblim, ata kërkojnë që të mos i prekin ata në vendimet e gabuara. Nëse gazeta do të bënte një që të tillë, ajo do ta hupte hapësirën reklamuese, dhe bashkë më të do të humbeshin shuma të mëdha parash.
Por ka edhe mënyra të tjera të kontrollimit të mediave, si mosdhënien e frekuencave për radio-stacione dhe televizione të reja.
Shtrohet pyetja pse në Kosovë janë vetëm 3 stacione të mëdha televizive, a do të thotë kjo se nuk ka interesim nga askush tjetër që të hap një televizion kombëtar në Kosovë?, apo mos është e kundërta - se interesimi nuk mungon, por frika se një televizion i ri mund t’i kërcënojë këta persona.
Kontrollimi më i rreptë i mediave është kërcënimi direkt i gazetarëve. Ne e dimë se në Kosovë gazetarët nuk mund të shprehën lirshëm, sepse rastet ku ata janë kërcënuar nuk janë të pakta, mandej ka edhe te atillë që janë vrarë si redaktori Bardhyl Ajeti, por plumba kundër fjalës se lirë janë hedhur edhe kundër gazetares hulumtuese te gazetës se përditshme "Koha Ditore", Fatmire Terdevci.
Këto raste kanë një distancë të jo të madhe kohore, gjithashtu shumë organizata të huaja thonë se Qeveria e Kosovës ka tendenca për të kontrolluar mediat në Kosovë duke e vërë theksin në Radio Televizionin e Kosovës, mandej ia vlen ta shikosh Raportin e Reporterëve pa kufij.
(Autorja është studente e gazetarisë në Universitetin e Cyrihut - Zvicër)



































