LAJMI I FUNDIT:

Mediat kroate: Ja pse Vuçiq i kërkon Kosovës të tërheqë vendimin mbi taksat

Mediat kroate: Ja pse Vuçiq i kërkon Kosovës të tërheqë vendimin mbi taksat

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq i ka kërkuar Kosovës të tërheqë vendimin për rritjen e tarifave për mallrat nga Serbia dhe BeH, duke thënë se ky vendim është tërësisht politik.

Qeveria e Kosovës vendosi rritjen e tarifave doganore për mallrat serbe dhe boshnjake nga 10 në 100 për qind, me arsyetimin se ajo është një përgjigje për fushatë agresive të Serbisë kundër Kosovës.


Vuçiq kërkoi nga shqiptarët e Kosovës “të kuptojnë se të gjithë kanë nevojë për paqe”, dhe vendimin e palës kosovare e quajti “par excellence politik”, duke thënë se “nuk ka asnjë arsye ekonomike dhe logjike”.

“Ju lutem, tërhiqni këto vendime, të ulemi dhe të bisedojmë, të gjejmë kompromis”, tha Vuçiq, raporton Hina.

Një qëndrim i tillë i butë i presidentit Vuçiq është shumë i lehtë për t’u shpjeguar.

Sipas statistikave të Kosovës, por edhe të Serbisë, këto dy vende janë partnerët kryesorë në rajonin e CEFTA-s.

“Importi ishte 293.9 milionë euro, kështu që kemi një rritje 18.5 për qind në importet krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017. Ndërsa importet nga vendet e CEFTA-s, në gusht të këtij viti arritën në 82.2 milionë euro, ose 28 për qind të totalit të importeve, që paraqet një rritje prej 10.2 për qind. Vendet me importet pjesën më të madhe ishin Serbia (12.8 për qind), Shqipëria (6.7 për qind), Maqedonia (5.4 për qind) dhe Bosnjë dhe Hercegovina (2.6),” thuhet në buletinin e Entit të Statistikave të Kosovës, transmeton Hina. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Kalo në kategori