Nuk janë vetëm Dua Lipa, Rira Ora dhe Era Istrefi që po tërheqin vëmendjen e mediave të huaja.

Së fundi edhe tre këngë tjera shqiptare po cilësohen si mjaft të mira që po tërheqin audiencë të madhe.


Ueb-faqja “The Pudding” përmes një harte ka treguar se cilat këngë dëgjohen më së shumti në të gjitha vendet e botës duke përfshirë edhe Shqipërinë dhe Kosovën.

Schermata 2018 06 11 alle 11.32.08 e1528709591610

Sipas tyre, aktualisht kënga më e dëgjuar del të jetë "Komshia" e West Side Family gjersa për kohë të shkurtë u bë hit në trojet shqiptare.

Brenda hartës që janë përfshirë 3000 qytete të të gjithë globit, pos "Komshia" po dëgjohet edhe "Ma Cherie" e Butrint Imerit si dhe bashkëpunimi i Adrian Gaxhës me Onatin në këngën "Lujmi krejt".

Theksojmë se kënga e WSF është shikuar deri më tani mbi katër milionë herë në YouTube, gjersa klipi i Butrintit mbi 14 milionë herë dhe "Lujmi Krejt" është shikuar mbi 11 milionë herë.

Ndryshe, artistët e lartcekur do të sjellin edhe shumë këngë të reja gjatë ditëve në vijim në këtë vit. /Telegrafi/