LAJMI I FUNDIT:

Mediat franceze më 1923: Myslimanët shqiptarë shkëputen nga Kalifati

Mediat franceze më 1923: Myslimanët shqiptarë shkëputen nga Kalifati

“Le Grand Echo du Nord de la France” ka botuar të premten e 6 prillit 1923, në ballinë, një shkrim në lidhje me vendimin historik të ndërmarrë në Kongresin mysliman shqiptar në Tiranë, të cilin. Teksti është si më poshtë.

“Myslimanët shqiptarë shkëputen nga Kalifati

Shkodër, 4 prill – Kongresi mysliman, i mbajtur në Tiranë, vendosi të shkëputet nga Kalifati dhe të themelojë autonominë fetare të Shqipërisë.

Kongresi vendosi të ndalojë poligaminë, avdeset fetare dhe ferexhen për gratë. Lutjet do të bëhen (recitohen) në këmbë.

Kjo reformë po shkakton një emocion të madh në Shqipëri dhe është fillimi i një revolucioni të vërtetë në botën myslimane që njoftohet se do të ketë pasoja”. /Darsiani/