Beatrix Ramosaj është një këngëtare e re dhe tekstshkruese e lindur më 9 qershor të vitit 1994 në Kosovë - shkruan portali boshnjak klix.ba.

Periudhën e hershme të jetës, Beatrix e ka kaluar në Holandë, nga ku u vendos në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë - vazhdon shkrimi për këngëtaren shqiptare.


beatrix1 (Foto: Instagram/BeatrixRamosaj)

Në këtë qytet, ajo u regjistrua në Akademinë e muzikës dhe diplomoi me sukses.

Ramosaj flet shqip, gjermanisht, holandisht dhe anglisht - shkruan më tej në artikull, ndërsa frymëzim në muzikë i ka Drake, Rihanna, Lana Del Rey, The Neighbourhood e The Weeknd.

Karrierën muzikore e ka filluar që nga mosha 16-vjeçare, ndërsa ka qenë finaliste e sezonit të gjashtë të "Dancing With The Stars".

beatrix2 (Foto: Instagram/BeatrixRamosaj)

Është paraqitur edhe në festivale, si Top-Fest, ku ishte nominuar për baladën më të mirë për këngën "Prekëm ngadalë".

Në këtë eveniment të ndarjes së çmimeve, i ka fituar dy çmime me këngën "Dhoma 609", ndërsa është edhe fituese e spektaklit televiziv "Your Face Sounds Familiar".

Në përzgjedhjen e videoklipeve, portali boshnjak e ka përzgjedhur videon muzikore të këngës "Pa ndjenjë", në të cilën Beatrix shfaqet shumë atraktive.

Ndërsa më poshtë jua sjellim galerinë e fotografive të këngëtares shqiptare që i ka publikuar ky portal. /Telegrafi/

bea2

bea3

bea4

bea5

bea6

bea7

bea8

bea9

bea9a

bea9b

bea9c

bea9d

bea9e