LAJMI I FUNDIT:

Media spanjolle “La Vanguardia”: Vizitoni Shqipërinë, vendin e bukur mes Ballkanit dhe Adriatikut

Media spanjolle “La Vanguardia”: Vizitoni Shqipërinë, vendin e bukur mes Ballkanit dhe Adriatikut

Udhëtoni në Shqipëri, në vendin e bukur mes Ballkanit dhe Adriatikut dhe me çmime fantastike.

Ky vend ballkanik nuk është një destinacion popullor turistik, por fsheh bukuri natyrore unike dhe shumë histori, shkruan Neus Palou në një artikull të botuar në të përditshmen spanjolle “La Vanguardia”.


Nëse dëshironi pushime ndryshe, ju rekomandojmë të zbuloni Shqipërinë.

Një mundësi unike për të zbuluar Shqipërinë dhe historinë e saj intriguese, ku gjurmët osmane dhe sovjetike kanë formuar një komb të begatë dhe të lirë.

Pse duhet të udhëtoni në Shqipëri në 2024?

Në Shqipëri mund të eksploroni vende me bukuri natyrore dhe kulturore midis Adriatikut, Alpeve dhe Ballkanit.

Gjeni qytete mesjetare plot histori, teatro, galeri, muzikë, arkitekturë, tradita dhe kënaqësi gastronomike.

Peizazhet dhe parqet natyrore me lumenj, ujëvara dhe liqene me ngjyra të gjalla janë po aq të mahnitshme.

Zhytuni në shijen mesdhetare të bregdetit dalmat, me ishujt idilik dhe plazhet me rërë të bardhë, të lagur nga deti Adriatik.

Përveç kësaj, Shqipëria ka vende të shumta që konsiderohen si Trashëgimi Botërore.

Një destinacion emocionues për ata që kërkojnë peizazhe të bukura dhe kultura të pasura antike.

Zbuloni bukurinë e këtij vendi të lagur nga Adriatiku për 10 ditë me një çmim spektakolar!

Midis Ballkanit dhe Adriatikut

Udhëtoni në Shqipëri për 10 ditë me një kosto prej 899 euro dhe zbuloni historinë e saj, ku gjurmët osmane, fashiste dhe sovjetike i kanë dhënë formë vendit dhe i kanë dhënë jetë kombit aktual.

Një perlë e panjohur që ofron diversitete, natyrë dhe një histori magjepsëse.

Udhëtimi nis me Tiranën, ku do të njiheni me të kaluarën e saj ilire dhe mesjetare, vazhdon me Krujën, shtëpitë osmane të Beratit, Apolonisë apo “Athina e Shqipërisë”, Vlorën dhe Sarandën, ku mund të shijoni plazhet më të mira të detit Jon.

Eksploroni rrënojat e Butrintit, shtëpitë e kalasë së Gjirokastrës dhe, së fundi, qytetet si Korça dhe Elbasani./ATSH

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori