Media sociale po bëhet gjithnjë e më shumë mjet komunikimi në çështjet politike-sociale në Kosovë, duke ndryshuar dinamikat e asaj se si njerëzit ndërveprojnë e organizohen.
Merrni sajtin e rrjetëzimit social Facebook, një medium i përqafuar nga brezat e mesëm si dhe nga rinia e Kosovës. Facebook ka shkuar përtej të qënurit vetëm një rrjet komunikimi për kontaktin me miqtë dhe është bërë një forum gjigant diskutimi mbi politikën e vendit dhe zhvillimin social.
"Facebook lehtëson shkëmbimin e ideve, bashkon njerëzit mbi kauzat nëpërmjet ‘aktivizmit online’, por nuk përkthehet shumë në veprim. Rrjetet sociale japin më shumë hapësirë për liri shprehjeje se sa vende të tjera, kështu që ato janë bërë platforma për kultivimin e mendimit alternativ e kritik," i tha SETimes komentatori Agon Maliqi.
Ilustruese për këtë prirje është Pimpsons-Kosova, një seri e Facebook që satirizon politikanët dhe nismat politike nëpërmjet vizatimeve me kartona. Pimpsons po zgjeron dhe po bën më të mprehtë debatin politik në një brez të tërë votuesish të rinj, duke ofruar një konsensus aq shumë të nevojshëm si dhe shtytje për veprim.
"Fakti që Pimpsons u nis në Facebook dhe u bë kaq i suksesshëm është një shenjë se Facebook po krijon një hapësirë për shprehje dhe komunikim që ka munguar më parë," tha Maliqi.
Mundësia që u jepet interesave të posaçme politike luan gjithashtu një rol kyç në përhapjen e medias sociale.
Më e suksesshmja në përdorimin e media sociale për qëllimet politike është Lëvizja Vetëvendosje, e cila nisi protestat dhe forma të tjera të kundërshtimit të nismave të partive qeverisëse.
Vetëvendosje motivoi një bazë të gjerë politike nëpërmjet një fushate aktive në Facebook kundër Planit Gjashtë Pikash të OKB për Mitrovicën e Veriut, planit të Ahtisaarit dhe një tjetër kundër korrupsionit, të quajtur "Kundër Vjedhjes". Në një tubim, Vetëvendosje mblodhi së bashku 95,000 vetë.
Të tjerë, si Faton Deliu përdorin Twitter në vend të Facebook. "Twitter mbron privatësinë time më shumë se Facebook dhe kjo është arsyeja pse unë përdor atë më shumë. Në Kosovë, njerëzit kanë maninë e Facebook. Unë mendoj se kjo nuk është diçka gabim por duke përdorur Twitter më shumë do të ishte mirë sepse njerëzit do të jenë në gjendje të gjejnë të njëjtin informacion apo lidhje në pak a shumë të njëjtën mënyrë," i tha Deliu SETimes.
Duke kuptuar se media sociale po merr ngadalë një rol qëndror, universitetet po përpiqen të lëvizin në përputhje me këtë. Kolegji Universitar Universum kohët e fundit njoftoi se duke nisur nga shtatori, do të ofrojë mësime nëpërmjet rrjeteve sociale si Facebook, Google Docs, SlideShare, YouTube, Blogger dhe WordPress.
Zyrtarët e universitetit thonë se studentët nuk do të marrin ndonjë material të shtypur; çdo gjë do të gjendet në vend të kësaj në IPad. E gjithë përmbajtja do të zhvillohet nëpërmjet ndërveprimtarisë tërësore të medias me studentët, duke përdorur vetëm rrjetet sociale.
"Në një kohë të globalizimit, jeta është përshpejtuar kaq shumë sa që ne nuk mund të presim që studentët tanë të ndjekin më formatin tradicional të të mësuarit. Në qoftë se ata harxhojnë shumicën e kohës së tyre në Facebook apo YouTube, ne duhet të ndjekim interesat e tyre dhe do të përdorim rrjetet sociale për të rritur rendimentin gjatë studimeve. iPad që studentët tanë do të marrin falas do të jetë simbol i metodës sonë moderne në studimin e avancuar," i tha SETimes drejtori ekzekutiv i Kolegjit Universitar Universum, Alejtin Berisha. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një "vlerësim marramendës" prej 9 miliardë dollarësh

As iPhone, as Samsung - Ky është telefoni më i hollë në botë

Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë
Pas 15 vitesh online, mbyllet LiveLeak – faqja e videove të tmerrshme
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës