LAJMI I FUNDIT:

Media gjermane paralajmëroi aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, njohësi i integrimeve thotë se kjo duhet të bëhet sa më herët

Media gjermane paralajmëroi aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, njohësi i integrimeve thotë se kjo duhet të bëhet sa më herët

Gazetari gjerman Michael Martens në një shkrim në gazetën e njohur gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung me titull “Rusia jashtë, Kosova brenda?”, ka raportuar se Kosova së shpejti mund të jetë anëtari më i ri i Këshillit të Evropës.

Martens në shkrimin e tij ka theksuar se Qeveria e Kosovës po planifikon të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës pas zgjedhjeve në Francë, ndërsa kjo pastaj mund të çojë në pranimin e Kosovës në vitin 2023.


Megjithatë, njohësi i çështjeve që lidhen me integrimet evropiane, Besnik Vasolli thotë se Kosova nuk duhet të vonohet për të aplikuar.

“Kosova ka shanse të mira për t’u pranua në Këshillin e Evropës në fillim të vitit 2023 por duhet të aplikoj sa më herët. Pas përjashtimit të Rusisë, KiE ka 46 anëtarë. Prej tyre, 34 e njohin pavarësinë e Kosovës. Kjo është më shumë se dy të tretat e shumicës që do të kërkohej për të votuar pro aplikimit të Kosovës ne KiE”, ka shkruar Vasolli derisa i ka dhënë jehonë shkrimit të medias gjermane.

Dy javë më parë presidentja e vendit, Vjosa Osmani është shprehur optimiste për anëtarësimin e vendit në Këshillin e Evropës por sipas saj nga aplikimi deri në anëtarësim duhet një periudhë kohore.

​Optimizëm për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës
Lexo po ashtu ​Optimizëm për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës

“Ne tashmë kemi dakordimin si institucione, dhe unë si drejtuese e Politikës së Jashtme kam kërkuar që sivjet të bëhet aplikimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Jemi në fazën e fundit të përgatitjeve për aplikim, por ta keni parasysh se për anëtarësim në Këshillin e Evropës, shteteve të ndryshme, iu është dashur kohë e ndryshme për pranim. Dikujt i është dashur 1 vjet e dikujt tjetër 5 vjet për anëtarësim. Ne po punojmë që me partnerët tanë kjo kohë të jetë sa më e shkurt”, ishte shprehur ajo, përcjell Telegrafi.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, kishte deklaruar se gjasat janë të mëdha për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës, mirëpo edhe vështirësitë janë të mëdha, pasi procesi është i gjatë dhe kalon në disa faza.

“Ne kemi qenë duke punuar për Këshillin e Evropës, kjo punë është dinamizuar, se kur do të aplikojmë nuk është vendosur, por se do të aplikojmë kjo është e qartë…E di që cilësohet si një organizatë ku gjasat janë më të mëdha dhe kjo është e vërtet, por edhe vështirësitë janë të mëdha, pasi procesi i anëtarësimit është i gjatë dhe kalon në disa faza dhe secila fazë ka vështirësitë e saja. Prandaj, ne me gjitha kapacitete tona por edhe ndihmën e akademikëve tanë, shoqërinë civile, jemi duke bashkëpunuar që t’i identifikojmë të gjitha këto vështirësi”, thotë ai.

Osmani: Jemi në fazën e fundit të përgatitjeve për aplikim në Këshillin e Evropës – anëtarësimi në NATO më i komplikuar
Lexo po ashtu Osmani: Jemi në fazën e fundit të përgatitjeve për aplikim në Këshillin e Evropës – anëtarësimi në NATO më i komplikuar

“Siç e dini më shumë se 2/3 e shteteve anëtarë të këshillit të Evropës e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës dhe ne shpresojmë se këto do të votojnë në favorin tonë”, ishte shprehur presidentja.

Ndryshe, më 16 mars Federata Ruse është përjashtuar nga Këshilli i Evropës.

Këshilli është organi më i vjetër politik i Evropës dhe synon të mbështesë të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në të gjithë kontinentin.

Në një deklaratë nga Komiteti i ministrave të Këshillit thuhej se pas një takimi “të jashtëzakonshëm”, anëtarësimi i Rusisë ishte pezulluar.

Procedura për t’i dhënë fund anëtarësimit të Rusisë filloi fillimisht më 25 shkurt – një ditë pasi forcat e presidentit rus, Vladimir Putin pushtuan Ukrainën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori