Kanë vazhduar sukseset e Kosovës në Lojërat Mesdhetare ‘Oran 2022’ që po zhvillohen në Algjeri.

Pas Distria Krasniqit, me medalje është stolisur edhe xhudistja tjetër, Flaka Loxha.


Ajo ia ka sjellë vendit tonë medaljen e bronztë pas fitores ndaj turkes Hasret Bozkurt në kategorinë deri në 57 kilogramë.

flaka1 1 (Foto: Facebook/KOK)

Kujtojmë që Flaka u ndal në çerekfinale nga xhudistja italiane, Giulia Caggiano.

flaka2 (Foto: Facebook/KOK)

Ndryshe, me triumfin në finale ndaj xhudistes kroate, Ana Viktorija Puljiz, Distria Krasniqi ia solli Kosovës medaljen e artë nga Lojërat Mesdhetare ‘Oran 2022’. /Telegrafi/

telegrafi sport app