Me zbritje prej 15 përqind për absolutisht gjithçka, dhurata dhe atmosferë argëtuese, dm drogerie markt, dje (23 prill), e hapi dyqanin e saj të ri në Nabizi Retail Park, në rrugën Popovo Blato nr. 1 në Strugë.

Në ditën e hapjes, klientët u pritën me atmosferë të hareshme me DJ dhe argëtim për fëmijë, ndërsa dm edhe një herë e festoi suksesin e saj të ri në biznes në një mënyrë të përgjegjshme shoqërore. Një pjesë e qarkullimit në ditën e hapjes iu dhurua kopshtit të fëmijëve "8 Marsi" në Strugë, në shumën prej 138.000 denarë.


Të gjithë klientët në ditën e hapjes mund të shijonin edhe befasi shtesë. Me çdo faturë mbi 499 denarë, atyre u takoi një xhel dushi Balea si dhuratë, me çdo faturë mbi 699 denarë u takoi si dhuratë një torbë, ndërsa me faturë mbi 1,999 denarë u takoi si dhuratë një peshqir. Dhuratat ishin në dispozicion vetëm më 23 prill, derisa përfunduan rezervat.

Përveç përfitimeve të lartpërmendura, klientët në këtë dyqan të dm do të mund të blejnë me zbritje prej 15 përqind për absolutisht gjithçka, deri më 26 prill.

Në dyqanin e ri, klientët mund të gjejnë pothuajse 13.500 produkte nga oferta e pasur e dm, e cila ka gjithçka në një vend - produkte kujdesi dhe bukurie, kujdes për burra dhe foshnje, kozmetikë natyrale, ushqim organik dhe shtesa ushqimore, si dhe produkte higjiene shtëpiake dhe kujdesi e larje të rrobave.

Oferta e krijuar me kujdes dhe e larmishme mundëson blerje praktike, ndërkohë që më shumë se 3.000 produkte janë pjesë e markave tregtare të vetë dm, të njohura për cilësinë e tyre të dëshmuar dhe çmimet gjithmonë të volitshme. Midis tyre janë Balea, alverde, dmBio, babylove, Denkmit dhe shumë marka të tjera që janë pjesë e rëndësishme e ofertës së njohur të dm.

Nga dm, thonë se janë veçanërisht të lumtur që me çdo lokacion të ri janë gjithnjë e më afër klientëve të tyre. Me ofertën e pasur dhe konceptin e njohur të blerjeve praktike, dm vazhdon t'u përgjigjet dëshirave dhe nevojave të përditshme të konsumatorëve, duke e zgjeruar praninë e saj në tregun e Maqedonisë.

telegrafi.com