LAJMI I FUNDIT:

Me shami apo pa shami?

Republikën tonë, përveç telasheve shumë të mëdha e reale të cilat i ka, herë pas herë po e godasin edhe disa telashe të panevojshme, e të cilat më irritojnë pa masë. Për shtetin tonë, ani pse ende të pakonsoliduar e të mospranuar në OKB e instanca tjera, janë të padobishme rastet e largimit të vajzave të mbuluara nga institucionet edukativo-arsimore apo shtetërore të Republikës së Kosovës.

Vendimi i disa drejtorëve të shkollave të mesme apo fillore, i bazuar gjoja në një vendim të MASHT-it për të larguar nxënëset të cilat bartin shaminë, është skajshmërisht johuman.


Bartja e shamisë në institucione edukativo-arsimore apo shtetërore, nuk e kërcënon karakterin laik të Republikës së Kosovës. Arsyetimi i njërit prej drejtorëve që kishte larguar një nxënëse me shami nga bankat shkollore, se gjoja ai po respektuaka Kushtetutën e vendit, është shumë qesharak. Qesharak ngase, respektimi i saj na paska ngelur tek ky filan drejtori, ndërsa që kjo Kushtetutë shkelet me dy këmbët nga pushtetarët tanë, as që bëhet llaf. Nejse, kjo nuk është ajo për të cilën dua të komentoj tani.

Pavarësisht faktit se Kushtetuta jonë nuk është aq për mashalla, ajo nuk ofendon bindjet e asnjërit nga besimet fetare në vendin tonë. Për të pasur një pozicion të tillë neutral, në një formë apo tjetrën komunitetet fetare e kanë dhënë agremanin e tyre, dhe kjo është për tu lavdëruar. Mirëpo, të largosh një nxënëse nga procesi mësimor, për faktin që respekton obligimin e besimit të saj, është shkelje e rëndë, jo vetëm e Kushtetutës, por së pari e të drejtave të njeriut.

E dimë se të drejtat e njeriut janë të garantuara nga shumë dokumente të rëndësisë globale, e qe besa edhe evropiane, destinacion të cilin ne po e synojmë. Domethënia veprimit të këtyre drejtorëve të frustruar, të thirrur në vendimin e MASHT-it, është që vajzat të cilat mbajnë shaminë së pari duhet të zgjedhin mes besimit të tyre apo arsimimit. Kësi lloj pozicioni nuk kanë përjetuar as gjeneratat e Xhordano Brunos nga inkuizicioni katolik.

E shtyrë nga këto lloj marifetllëqesh, Christiane Amanpour kishte përgatitur, para disa kohësh, një tregim për CNN mbi “vendimet” e disa shteteve të BE-së për largimin e vajzave të mbuluara nga institucionet edukativo-arsimore apo shtetërore. Ajo në emisionin e saj kishte ftuar edhe profesorin e Universitetit Oxford, Tariq Ramadan. Profesori Ramadan i kishte thënë gazetares Amanpour se “duke ua ndaluar shamitë, u mohoni të drejtën njerëzve që të vishen si të duan, në fakt jeni kundër vlerave tuaja. Realisht, me këtë gjë ushqehet frika dhe do të mungojë debati konstruktiv. Islami është religjion i Evropës dhe pjesë e shoqërisë”. Pa mëdyshje dhe me të drejtë profesori Ramadan porosit, se me këto gjëra ushqehet frika dhe jorehatia.

Për dallim nga këto marifetllëqe të Evropës, shqiptarët kurrë nuk kanë pasur dhe kurrë nuk duhet të kenë probleme të pavend, siç mund të jenë qoftë edhe ngacmimet më të vogla të natyrës religjioze. Shqiptarët janë i vetmi popull autokton i Evropës i cili mund ta shikojë me ballë hapur edhe lindjen edhe perëndimin.

Janë tre kolosë të mëdhenj shqiptarë që duhet jenë “yrnek” për disa filan drejtorë e profesorë. Është ortodoksi Fan S. Noli, katoliku Gjergj Fishta e myslimani Naim Frashëri, për të cilët nuk ka qenë kurrë kufi besimi i tyre, por fuqia e diturisë dhe e mendjes ka qenë fondamenti që i ka udhëhequr ata.

Për veç këtij fakti eklatant, edhe thënia e babait të Universitetit të Virgjinias dhe autorit të Statutit të Virgjinias për lirinë fetare, ish-presidentit të SHBA-ve, Thomas Jefferson, është ajo e cila për mua paraqet parimin tek i cili duhet të mbështetet filozofia, sidomos, e shtetit tonë. “Nëse fqinji im ka njëzet zota ose asnjë Zot, kjo mua nuk me pengon. Me këtë ai as nuk më ka thyer këmben, as nuk më ka marrë të hollat nga xhepi im”. – thotë autori i Deklaratës së pavarësisë të SHBA-ve, ish-presidenti Jefferson.

Përfundimisht, me shami apo pa shami, vajzat shqiptare duhet të arsimohen.

Në trend

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus

Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus

Evropa
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Lajme
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

Lajme
Kalo në kategori