Vazhdojnë të publikohen foto të Nicolas Maduros me pranga, i rrethuar nga agjentë të Agjencisë Amerikane të Zbatimit të Ligjit kundër Drogave (DEA) dhe Hetimeve të Sigurisë Kombëtare.

Pamjet tregojnë udhëheqësin e kapur venezuelian me një bluzë me kapuç, të rrethuar nga zyrtarë amerikanë.




Foto të tjera janë shfaqur në rrjetin social X, të cilat duket se e tregojnë Maduron të ulur në një karrige të rrethuar nga agjentë.

Edhe në këto foto, ai duket i prangosur.



Në njërën prej fotove, ai qëndron përpara një aeroplani, menjëherë pas uljes në New York.

Ndryshe, agjentët e inteligjencës amerikane kishin monitoruar fshehurazi çdo lëvizje të Maduros që nga gushti, pavarësisht përpjekjeve të tij të raportuara gjerësisht për të ndryshuar rregullisht vendndodhjet, ndërsa tensionet me Uashingtonin u rritën. /Telegrafi/