Kur u pyet për takimin e tij me Sir Jim Ratcliffe pas humbjes 3-0 ndaj Manchester City, Ruben Amorim u përgjigj me shaka dhe i pa shqetësuar për të ardhmen.

Trajneri i Manchester United është njëri nga më të përfolurit në Evropë pasi po kërkohet shkarkimi i tij shkaku i rezultateve jo të mira në këtë fillim sezoni.


Megjithatë, Amorim qeshi kur u pyet rreth asaj se çfarë folën me aksionarin e Unitedit, Ratcliffe.

"Kontratë e re. Ai po më ofronte një kontratë të re”, tha fillimisht Amorim duke shtuar: “Jo, ishin gjëra normale, për të treguar mbështetjen e tij, duke shpjeguar se është një projekt i gjatë”.

“Ai tha shumë herë se ky është sezoni im i parë. Për mua nuk është. Por gjëra normale”.

"Fola me të, me Omarin [Berradën] dhe Jasonin [Wilcox], duke u përpjekur të shihja të gjitha të dhënat rreth ekipit”.

“Pra, një takim normal dhe patëm disa biseda. Por në këtë moment, është normale që njerëzit t'i kushtojnë vëmendje kësaj”, përfundoi portugezi. /Telegrafi/

telegrafi sport app