'Më i miri ndonjëherë' - Volkswagen zbulon më shumë detaje mbi Golfin e ardhshëm

Disa javë më parë, pamë për herë të parë një skicë dizajni të Volkswagen Golf Mk9 që do të dalë së shpejti - gjenerata e nëntë e veturës kompakte ikonike gjermane.
Pritet të jetë elektrike, por nuk do të arrijë deri të paktën në vitin 2028.
Për momentin, dihet shumë pak për këtë model të ri, përveç faktit që është tashmë në zhvillim e sipër.
"Ekipi po punon me veturën. Vitin e kaluar, në nëntor, pata mundësinë të shihja modelin dhe thashë WOW, ishte kaq e bukur. Ishte vetëm një nga idetë - jo modeli përfundimtar, por një nga ato prototipe për të cilat vazhdon të marrësh vendime. Por në shikim të parë më dukej shumë e mirë”, deklaroi shefi i i Volkswagen, Thomas Schafer. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
57 minutes ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































