Shumë vetë nga Shqipëria e Kosova që kërkojnë një vizë pune realisht duhet të “stërvisin durimin” për shkak të pritjes së gjatë në ambasadat gjermane. Ministria e Jashtme tani i thotë DW-së se do të ketë përmirësime.
Deri më tani disa qindra mijëra punëtorë nga vendet e Ballkanit Perëndimor kanë shkuar në Gjermani të punojnë përmes Rregullores së Ballkanit të qeverisë gjermane.
Nga ekspertët ajo shihet si sukses i madh që po përmbush nevojat e tregut gjerman të punës.
Sipas Institutit të Ekonomisë Gjermane (IW) në fillim të këtij viti kanë qenë të regjistruar afër 100.000 vetë nga vendet e Ballkanit Perëndimor që punojnë në punë të thjeshta në Gjermani dhe 60.000 të tjerë që kanë gjetur punë të kualifikuara.
Por kjo rregullore e posaçme e qeverisë gjermane, e cila u ofrua si mundësi për të reduktuar numrin e refugjatëve nga vendet e Ballkanit në vitin 2015, përfundon në vitin 2020.
Më 1 mars pritet të hyjë në fuqi ligji gjerman për fuqinë punëtore, i cili rregullon me detaje “ardhjen e fuqisë punëtore nga vendet jashtë BE-së”.
Për herë të parë mund të shkosh në Gjermani edhe me një vizë 6 mujore për të kërkuar punë duke i mbuluar personalisht shpenzimet për këtë periudhë.
Përveç kësaj të rinjtë nën moshën 25 vjeç që kanë mbaruar shkollën, mund të shkojnë për të kërkuar një vend kualifikimi për deri në gjashtë muaj, nëse matura e tyre i kualifikon për shkollë të lartë, nëse njohin gjermanishten në nivelin B2 dhe e sigurojnë vetë jetesën në këtë kohë.
Kritika për kohëzgjatjen e vizës
Ligji tingëllon si një premtim i bukur, por si do të arrish deri tek marrja e vizës?
Megjithëse Gjermania po ndjek një politikë të hapur në drejtim të sigurimit të fuqisë punëtore nga jashtë, realisht rruga e shkuarjes si punëtor i rregullt në këtë vend është shumë e gjatë.
Viza është kthyer në pengesën kryesore për shkuarjen në kohë të fuqisë së kualifikuar punëtore për sipërmarrjet gjermane.
Deri në një vit e më shumë presin aplikuesit për vizë vetëm për marrjen e një orari për futjen e dokumenteve në ambasadat gjermane në vendet e Ballkanit.
Dhoma Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë, (DIHK) e ka kritikuar së fundmi fenomenin e tejzgjatur të pritjes për vizë.
Ekonomia gjermane ka pritshmëri të larta nga ligji për ardhjen e fuqisë punëtore, thuhet nga ky institucion.
Shumë firma kanë probleme të gjejnë fuqi punëtore.
Prandaj DIHK kërkon që “qëllimi duhet të jetë shkurtimi i kohës së pritjes për një orar në ambasadë dhe marrjen e vizës nga sa është tani një vit deri në disa javë”, citon gazeta gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung, DIHK.
Sipas presidentit të DIHK, Erich Schweitzer, “sipërmarrjet e këtushme janë të varura nga ajo që nga viti 2020 të ketë vërtet procedura të përshpejtuara në rekrutimin e fuqisë punëtore nga vendet jashtë BE”.
Këto shqetësime të Dhomës Gjermane të Tregtisë përkojnë me raportimet në media, se në vitet e ardhshme pritet ulje e fuqisë punëtore nga vendet e BE. Ligji për fuqinë e kualifikuar punëtore e parashikon edhe procedurën e përshpejtuar për fuqinë punëtore, nëse kjo kërkohet nga punëdhënësi.
Reagim nga Ministria e Jashtme
Deutsche Welle ka pyetur Ministrinë e Jashtme Gjermane, se çfarë përgatitjesh po bëhen për përballimin e fluksit të mundshëm të kërkesave për vizë nga 1 janari 2020, kur hyn në fuqi, ligji për fuqinë e kualifikuar punëtore.
Zyra e shtypit ka reaguar me një deklaratë ku thekson se “Ministria e Jashtme së bashku me aktorët e tjerë të përfshirë në procesin e vizës po përgatitet intensivisht para hyrjes në fuqi të ligjit për fuqinë e kualifikuar punëtore. Qëllimi i masave të ndryshme janë përmirësime të tjera në drejtim të eficiencës dhe mirësjelljes ndaj aplikuesve në procesin e vizës – kjo përmes zgjerimit të kapaciteteve, digjitalizimit të mëtejshëm dhe masave konkrete për zvogëlimin e procesit administrativ në procedurën e marrjes së vizës”.
Shumë aplikues për një vizë pune në ambasadat gjermane në Tiranë dhe Prishtinë ankohen për procedurat e gjata që rrezikojnë edhe vendin e punës që ata kanë arritur të gjejnë në Gjermani.
Një nga kërkesat për marrjen e vizës që merr shumë kohë është njohja e kualifikimit profesional.
Sipas zyrës së shtypit të Ministrisë së Jashtme Gjermane si rregull kërkohet që të interesuarit të kenë një njohje zyrtare të profesionit e menjëherë pas kësaj mund të kërkojnë vizë.
Tani planifikohet të ngrihet një zyrë qendrore shërbimi për fuqinë punëtore që kërkon njohjen e kualifikimit.
“Kjo qendër shërbimi do të këshillojë aplikuesit në vendet ku janë dhe do t’i shoqërojë ata në procedura përkatëse”, thuhet nga Ministria e Jashtme gjermane.
Por nëse këto masa do të japin efekt konkret për shkurtimin e kohës së pritjes për marrjen e vizës, këtë do ta tregojë viti i ardhshëm.
DIHK gjermane ka kërkuar ndërkohë nga qeveria gjermane që të rrisë personelin në ambasadat gjermane dhe të krijojë kushtet për marrjen e fuqisë së kualifikuar punëtore nga jashtë. /DW/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krahu i Selës në ASH do të bashkëngjitet me “Frontin Evropian”
Arrestohet shqiptari në Itali! Korrieri i drogës me 100 mijë euro kokainë po e çonte nga Vicenza në Trento
Maqedoni, kallëzim penal për tre nëpunës policorë për “punë të pakujdesshme në shërbim”
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Sot harroni të gjitha hallet, ZBRITJA në Deals me na shku huq nuk na falet
Më të lexuarat
Njëri nga të kërkuarit për tentim vrasjen në Prishtinë e kishte rrahur reperin Fero në vitin 2018
Stradner: Vuçiq dhe Dodik po përgatisin jetësimin e idesë për "botën serbe"
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit
Mësohet se kush, përveç Serbisë, votoi kundër rekomandimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Hoxha: Grupe kriminale serbe po përgatiten për sulm në veri
"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes