MD-Maqedoni: Kodi i ri Penal është kompletuar dhe i është dorëzuar KE-së për mendim

Ka përfunduar hartimi i Kodit të ri Penal, i cili është përkthyer në anglisht dhe i është dorëzuar për mendim Komisionit Evropian, njofton Ministria e Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pas marrjes së mendimit nga KE, nëse nuk ka kundërshtime, Kodi Penal kalon në procedurë qeveritare, pas së cilës i përcillet Kuvendit. Në Kuvend Kodi Penal miratohet me shumicë të thjeshtë.
Komisioni Evropian në Raportin për progresin e vendit në vitin 2024, në kapitullin 23 – gjyqësori dhe të drejtat themelore, vlerëson se ndryshimet në Kodin Penal nga shtatori 2023 kanë dobësuar kuadrin ligjor, duke ndikuar negativisht në ndjekjen penale të korrupsionit, duke thënë se në vitin e ardhshëm vendi duhet të miratojë një Kod të ri Penal në përputhje me ligjin e BE-së dhe standardet ndërkombëtare.
Sipas KE-së, në vitin e ardhshëm vendi duhet të miratojë një Kod të ri Penal në përputhje me ligjin e BE-së dhe standardet ndërkombëtare.
Njoftimet e qeverisë së re për “shpërbërjen” e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial, KE në raport i vlerëson me shqetësim serioz, sepse do të cenonin pavarësinë e gjyqësorit dhe rekomandon forcimin e Këshillit Gjyqësor duke rishikuar kuadrin legjislativ dhe të tij funksionalitetin e përgjithshëm në përputhje me rekomandimet e misionit të vlerësimit.
Maqedonia e Veriut nuk ka bërë përparim në parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit, ndërsa korrupsioni mbetet i përhapur në shumë fusha dhe është një çështje shqetësuese serioze. Për të përmirësuar performancën e KSHPK-së, Prokurorisë Publike, qendrave hetimore dhe njësive të zbatimit të ligjit, KE vlerëson se ato duhet të marrin resurse njerëzore dhe mbështetje financiare shtesë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Në këto zona në Prishtinë, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm

Ruzhin: Maqedonia është në një situatë të vështirë, nga njëra anë ka ambicie evropiane, nga ana tjetër SHBA-të i ka aleate

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe