LAJMI I FUNDIT:

McLaren sjellë një koleksion të 600LT për nderë të Pikes Peak

McLaren sjellë një koleksion të 600LT për nderë të Pikes Peak

Vetura më ekstreme e McLaren, do të nderojë pistën më ekstreme malore

Derisa McLaren 600LT Spider është vetura më ekstreme e Sport Series, Pikes Peak është pista më ekstreme malore dhe të bashkuarit e të dyjave, është krijuar Pikes Peak Collection, transmeton Telegrafi.


Njësia speciale e inxhinierëve n McLaren i ka krijuar gjashtë makina që kanë ngjyrat më speciale të kompanisë, ndërsa i janë vendosur rrotat me ngjyrë ari. Të njëjtën ngjyrë e kanë edhe pjesët e brendshme, si pedalet dhe dorezat.

“Janë gjashtë klientë me fat, që do të kenë mundësi t’i kenë në pronësi, derisa presim me padurim që t’i shohim në shtegun malor” ka thënë Mike Ward, pronar i McLaren Denver, që do t’i sjellë këto makina për nderë të garës që zhvillohet në mal.

Në këto makina, do të vendoset motori me 3.8 litra që prodhon 592 kuaj fuqi, duke i mundësua që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë ta zë për 2.8 sekonda.

Për një makinë McLaren 600LT Spider, nga Pikes Pieak Collection, duhet paguar së paku 230 mijë euro, derisa pritet të shitet shumë shpejtë sepse janë pakë dhe shumë të mira. /Telegrafi/