LAJMI I FUNDIT:

McLaren Senna që i kushtoi 750 mijë dollarë, iu dogj papritmas derisa po voziste (Video)

McLaren Senna që i kushtoi 750 mijë dollarë, iu dogj papritmas derisa po voziste (Video)

Ngjarje e dhimbshme, për çdo entuziast i makinave luksoze

Prej se ishte lansuar McLaren Senna, mirëmbajtësi i një kanali në YouTube që njihet vetëm si Solomondrin, donte ta blinte me çdo kush, transmeton Telegrafi. Veturën sportive që i kushtoi 750 mijë euro dhe iu desh të priste për një kohë derisa ia dërguan, ai e pati në pronësi për vetëm 11 ditë.


Madje, ka mundur ta pësonte me jetë ai me bashkëshorten, kur makina iu dogj papritma dhe gjithçka u kthye në shkrumb, derisa po voziste në një rrugë të Kalifornisë. Për fat të mirë, Solomodrin dhe ajo shpëtuan pa lëndime dhe jetuan që ta tregojë ngjarjen e hidhur, që ndodhi papritmas.

Zjarrfikësit kanë shkuar me shpejtësi për të shuar flakët, por McLaren Senna nuk mund të shpëtoi nga ndezja e papritur që nuk dihet se nga çfarë u shkaktua. /Telegrafi/