LAJMI I FUNDIT:

McLaren ‘provokon’ me një hiper-makinë që pritet t’i ketë mbi 600 kuajfuqi (Video)

McLaren ‘provokon’ me një hiper-makinë që pritet t’i ketë mbi 600 kuajfuqi (Video)

Duket se në horizont, është një hiper-makinë e re nga McLaren Sport Series

Prodhuesi britanik McLaren, e ka shpërndarë një filmim misterioz, ku tregon për ardhjen e një modeli të paemëruar, transmeton Telegrafi.


Videoja që mbanë titullin “The edge is calling”  tregon atë që duket sikur të jetë pjesa e pasme e McLaren 570S, por ku mungon pjesa për nxjerrjen e gazrave.

Kjo ka bërë që të përhapen fjalë, se mund të jemi duke shikuar një hiper-makinë tërësisht elektrike, por është pasardhësi i 570S, që sipas të gjitha gjasave do të quhet 570LT.

Për dallim prej paraardhësit nga Sport Series, i riu duket të ketë rrota dhe dizajn më agresiv, përfshirë edhe tehet që i rrisin aerodinamikën.

E sa i përket mungesës së gypit për nxjerrjen e gazrave, që nuk përfshihet në imazh, mund të jetë shkaku i sistemit ndryshe, që e ka vendosur atë poshtë pjesës së pasme.

Meqenëse 570S ka motorin V8 që prodhon 562 kaujfuqi, pritet që i riu të jetë shumë i fuqishëm dhe të prodhojë mbi 600 njësi.

Sikurse te 575LT, fokusi do të jetë te reduktimi i peshës dhe rritja e aerodinamikës.

Modifikimet pritet të bëhen edhe për rruajtjen e energjisë, rrota të lehta dhe sistem të nxjerrjes së gazrave, të përbërë nga titaniumi.

Nëse nisemi nga përvojat me McLaren, kjo hiper-makinë do të jetë e limituar në 500 njësi.

Në anën tjetër, mediat që merren me automobilizëm, mendojnë se kjo hiper-makinë eshtë e përfunduar, ndërsa kompania po e pret momentin e duhur për ta prezantuar.

Konsiderohet se mesi i verës, mund të jetë një mundësi e mirë për prezantim. Deri atëherë, mund të shihni atë që po quhet si ‘provokimi’ që ka bërë McLaren për këtë makinë të fuqishme. /Telegrafi/