LAJMI I FUNDIT:

McLaren i mbuluar me pupla artificiale për t’ia rritur aerodinamikën (Video)

McLaren i mbuluar me pupla artificiale për t’ia rritur aerodinamikën (Video)

Për disa dekada me radhë, dizajnerët nga McLaren janë duke bërë përpjekje që të rrisin aerodinamikën në vetura.

Pas shumë provave dhe kopjimeve të fenomeneve natyrore, prodhuesi britanik është fokusuar te fluturimi i zogjve dhe sistemi i punës së puplave.


Në përpjekje për të rritur mundësinë e prerjes së ajrit dhe qarkullimit sa më të lehtë, në modelin 570GT janë vendosur rreth dhjetëmijë pupla artificiale.

Këto pjesë të punuara nga metali me fibra karboni, janë të lehta dhe pritet të kenë efikasitet të lartë gjatë provave.

Megjithatë, nuk bëhen të ditura rezultatet, apo si do të lansohet kjo pako e McLaren së bashku me mbështjellësin e pazakontë. /Telegrafi/