LAJMI I FUNDIT:

McDonald’s shkarkon shefin ekzekutiv, shkak lidhja me një punëtore

McDonald’s shkarkon shefin ekzekutiv, shkak lidhja me një punëtore

Kompania McDonald’s ka shkarkuar nga detyra shefin ekzekutiv, Steve Easterbrook, pasi ai kishte marrëdhënie me një punëtore.

Zinxhiri i ushqimeve të shpejta tha se marrëdhënia ishte në pajtim, por se Easterbrook “i ka shkelur politikat e kompanisë” dhe ka treguar “gjykim të dobët”, përcjell Telegrafi.


Në një e-mail dërguar personelit, biznesmeni britanik pranoi se ka pasur marrëdhënie me punëtoren dhe sipas tij kjo ishte gabim.

“Duke pasur parasysh vlerat e kompanisë, unë jam dakord me bordin që është koha të largohem”, tha ai.

Easterbrook, 52 vjeç, i divorcuar, ka punuar për McDonald’s në vitin 1993 si menaxher në Londër, ndërsa në vitin 2015 ishte emëruar shef ekzekutiv i kompanisë.

Presidenti i McDonald’s në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Chris Kempczinski, u emërua si zëvendësues i tij. /Telegrafi/