LAJMI I FUNDIT:

McCabe largohet nga pozita e zëvendësdrejtorit të FBI-së

McCabe largohet nga pozita e zëvendësdrejtorit të FBI-së

Andrew McCabe, zyrtari numër dy i Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), të cilin Presidenti Donald Trump e ka kritikuar publikisht se dyshohet për subjektivizëm politik, u largua nga FBI-ja disa javë përpara daljes në pension, tha një zyrtar i FBI-së të hënën.

Reklama

McCabe, me një karrierë 22-vjeçare në FBI dhe në dy vitet e fundit në pozicionin e zëvendës drejtorit, ishte planifikuar të largohej në muajin mars, kohë që përkonte me daljen e tij në pension. Por zyrtari i FBI-së tha se zoti McCabe vendosi të merrte “leje të hershme”, duke filluar nga e hëna, për të mos u kthyer më në zyrë.

Zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti nuk dha detaje të mëtejshme.

Andrew McCabe ishte bërë objekt sulmesh nga Donald Trumpi dhe republikanët që e kritikonin lidhur me hetimet mbi Rusinë, pjesërisht për shkak se gruaja e tij Jill McCabe, mori disa qindra mijë dollarë donacione për kandidimin e saj të dështuar për një vend në Senat, nga një komitet politik i kontrolluar nga një mik i ish-kandidates demokrate për presidente Hillary Clinton.

Vitin e kaluar zoti McCabe shërbeu për një periudhë të shkurtër si drejtor i FBI-së pas shkarkimit të papritur të James Comey-in nga Presidenti Trump, që bazuar në disa komente, lidhej me mënyrën e trajtimit nga ana e tij të hetimeve mbi Rusinë.

Në vend të tij në muajin gusht në krye të FBI-së u vendos Christopher Wray, një ish zëvendës Prokuror i Përgjithshëm.

Javën e kaluar, një faqe e re lajmesh “Axios”, raportoi se Prokurori i Përgjithshëm Jeff Sessions i kishte bërë presion zotit Wray për shkarkimin e zotit Mccabe. Por zoti Wray kishte kërcënuar se në rast shkarkimi të tij ai do të largohej.

Më vonë Presidenti Trump mohoi që zoti Wray të kishte kërcënuar me dorëheqje, duke thënë “ai do të bëjë një punë të mirë”. /VOA /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Serbia liroi Radoiçiqin e akuzuar për sulm terrorist, dënoi aktivisten për të drejtat e njeriut – shpërthejnë akuzat ndaj Vuçiqit

Serbia liroi Radoiçiqin e akuzuar për sulm terrorist, dënoi aktivisten për të drejtat e njeriut – shpërthejnë akuzat ndaj Vuçiqit

Serbia
“Ku janë zjarrfikësit, atje po vdesin 50 njerëz” - pamjet dramatike pas aksidentit në Itali

“Ku janë zjarrfikësit, atje po vdesin 50 njerëz” - pamjet dramatike pas aksidentit në Itali

Evropa
“Çfarë më shikoni, do të vras”, pamjet shokuese të vrasjes brutale në rrugëve të New Yorkut – i riu theret për vdekje para syve të partneres

“Çfarë më shikoni, do të vras”, pamjet shokuese të vrasjes brutale në rrugëve të New Yorkut – i riu theret për vdekje para syve të partneres

Amerika
Para aksidentit fatal, shoferi i autobusit të djegur në Venedik kishte postuar një fotografi

Para aksidentit fatal, shoferi i autobusit të djegur në Venedik kishte postuar një fotografi

Evropa
Forcat speciale të ukrainasve shkatërrojnë konvojin me mjete ushtarake të rusëve

Forcat speciale të ukrainasve shkatërrojnë konvojin me mjete ushtarake të rusëve

Evropa

"Teorema e Pitagorës" gjendet në një pllakë balte 1000 vjet më e vjetër se Pitagora

Botë
Kalo në kategori