LAJMI I FUNDIT:

MCC viziton Kosovën për të diskutuar mbi potencialin ekonomik të vendit

MCC viziton Kosovën për të diskutuar mbi potencialin ekonomik të vendit

Një delegacion nga Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC), ka vizituar Kosovën javën e kaluar për të diskutuar potencialin për përdorimin e një kompakt programi të kësaj organizate për të reduktuar varfërinë dhe për të promovuar rritjen ekonomike në vend.

Bordi i drejtorëve i MCC-së në dhjetorin e vitit të kaluar ka përzgjedhur Kosovën si të përshtatshme për një program kompakti.


Delegacioni, i udhëhequr nga zëvendëskryetarja e Departamentit për Çështje Kongresionale dhe Marrëdhënie me Publikun, Karen Sessions, u takua me zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës dhe me udhëheqës nga sektori privat. Ata diskutuan qasjen e MCC-së në luftën kundër varfërisë përmes rritjes ekonomike.

“Një faktor që frenon rritjen ekonomike është korrupsioni lidhur me të cilin rangimi botëror të Kosovës është i ulët. Kosova duhet të ri-përzgjidhet nga Bordi i Drejtorëve të MCC-së çdo vit të zhvillimit kompakt dhe do të vlerësohet përmes fletënotimit të MCC-së që përmban një vlerësim të përpjekjeve për reduktimin e korrupsionit. Momentalisht MCC është duke zbatuar për Kosovën Programin e Pragut të grantit të vogël i cili përkrahë investimet në efikasitetin e energjisë dhe punësimin e femrave në sektorin e energjisë, si dhe shtimin e të dhënave publike për gjyqësinë, mjedisin, dhe fuqinë punëtore”, thuhet në njoftimin e MCC-së, përcjell Telegrafi.

Më 20 shkurt, zëvendëskryetarja Sessions ndihmoi në nisjen e projektit “Gratë në Energji” që është pjesë e Programit të Pragut të MCC-së për Kosovën. Ky projekt mbështetë mundësitë për pjesëmarrjen e femrave si të punësuara dhe si ndërmarrëse në këtë sektor gjersa i rritë mundësitë ekonomike për femrat dhe përkrahë një program të bursave dhe zbatohet nga Fondacioni i Mijëvjeçarit i Kosovës dhe do të vazhdojë deri në vitin 2021. /Telegrafi/