LAJMI I FUNDIT:

McAllister: Dalogu mes Kosovës dhe Serbisë të rifillojë dhe të arrihet një marrëveshje mes dy palëve

McAllister: Dalogu mes Kosovës dhe Serbisë të rifillojë dhe të arrihet një marrëveshje mes dy palëve

Eurodeputeti, njëherësh kryetar i komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin Evropian (PE), David McAllister gjatë vizitës që ia bëri Kosovës me delegacionin e lartë të PE-së, në një konferencë për media ka thënë se presin që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të rifillojë si dhe të arrihet një marrëveshje mes dy palëve.

Për shefen e diplomacisë evropiane Federica Mogherini, McAllister theksoi se ajo është e paanshme në këtë dialog pasi Bashkimi Evropian është lehtësues i këtij dialogu.


“Në federatën time për një arsye të mirë përmenda që përfaquesja e lartë është e përkushtuar ndaj dialogut. Unë jam anëtar i CDU-së dhe jam nga krahu tjetër politik i Mogherinit. Do doja të theksoja dhe më shumë që ajo është e paanshme në këtë dialog pasi BE e lehtëson dialogun. Ne jemi ndërmjetës, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Do donim që të arrinim në një marrëveshje. Ne nuk kemi asnjë skenar pasi është mirë të flasim me njëri tjetrin dhe të fillojmë me diaologun. Tashmë ka ardhur koha kur duhet vërtetë të rifillojmë dialogun”, ka thënë ai.

Sipas tij, Parlamenti Evropian e vlerëson natyrën multietnike të dy shteteve, Kosovë-Serbi.

“PE vlerëson natyrën multietnike mes Kosovës dhe Serbisë. E mbështet dialogun në një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Konsideron që cdo marrëveshje është e mundshme… Unë jam një nga personat që e ka hartuar këtë raport dhe ky është pozicioni im. Unë jam këtu si kryetar i komisionit për Politikë të Jashtme”, u shpreh eurodeputeti David McAllister.

Ndërsa shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian dhe Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së, Natalya Apostolova tha se Kosova po ecën përpara dhe me një ritëm të qëndrueshëm.

Mirëpo, sic tha ajo cdo gjë është shkelur nga tarifa e vendosur për produktet serbe, 100 për qind.
Apostolova potencoi se ka ardhur koha që të merret vendimi i duhur dhe të vazhdohet me dialogun Kosovë-Serbi.
“Kosova po ecën përpara me një ritëm të qëndrueshëm. Kjo tregon stabiltet dhe cdo gjë është shkelur nga tarifa 100 për qind. Ka ardhur koha që të merret vendimi i duhur dhe të vazhdohet me dialogun”, tha ndër të tjera, shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian dhe Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së, Natalya Apostolova .

Ndryshe, delegacioni e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian do të qëndroj edhe sot në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Lajme
Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Drejtësi
“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

Lajme
Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Politikë
Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Lajme
Vrasjet e grave, Osmani e shpallë të mërkurën ditë zie shtetërore

Vrasjet e grave, Osmani e shpallë të mërkurën ditë zie shtetërore

Lajme
Kalo në kategori