Reperët e njohur MC Kresha dhe Lyrical Son kanë performuar mbrëmë për fansat e tyre në Gjakovë.

Dyshja e famshme kanë ndezur atmosferën për të pranishmit në "Hangover", ndërsa kanë kënduar disa nga hitet e repertorit të tyre, shkruan Telegrafi.


Megjithatë, në fillim të performancës, reperi MC Kresha duket të jetë prekur nga një befasi e papritur e një prej fansave që gjendeshin aty pranë.

Një djalë ka hipur në skenë duke përqafuar i përlotur MC Kreshën, gjersa ky i fundit interpretonte këngën "Çok Gyzel".

Për ta larguar fansin nga skena ka qenë e nevojshme edhe ndërhyrja e sigurimit, të cilët bën të mundur që më pas ai të largohet.

Pas këtij momenti, MC Kresha dhe Lyrical Son falënderuan publikun për atmosferën e zjarrtë dhe emocionet që dhurojnë.

Telegrafi Magazina ju sjell ekskluzivisht pamjet nga kjo ngjarje, e cila emocionoi shumë dy reperët e njohur të skenës. /Telegrafi/