LAJMI I FUNDIT:

Mbytja e dy fëmijëve në Kolovicë, reagojnë Avokati i Popullit dhe KOMF

Mbytja e dy fëmijëve në Kolovicë, reagojnë Avokati i Popullit dhe KOMF

Avokati i Popullit dhe Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) i cili përfaqëson njëzet e dy organizata jo qeveritare, i shprehin ngushëllime familjes Mramori për humbjen e jetës së dy fëmijëve si pasojë e gropës së hapur në afërsi të shtëpive në lagjen Kolovica në Prishtinë.

Deri te kjo tragjedi ka ardhur për shkak të mos respektimit të standardeve përkatëse të punës dhe mos sigurimit të hapësirës punuese, gjë që përbën rrezik të përgjithshëm për qytetarët e në veçanti për fëmijët.


Avokati i Popullit dhe KOMF kërkojnë nga institucionet përgjegjëse që në kuadër të përgjegjësive të tyre, familjes Mramori t’i ofrojnë ndihmë dhe të gjitha shërbimet e nevojshme.

“Rastet e fundit të humbjes së jetës të fëmijëve në Kosovë nga fatkeqësitë e ndodhura kryesisht të shkaktuara nga faktori njeri, dëshmojnë për mungesën e një qasje institucionale për mbrojtje të jetës që përbën të drejtën themelore”, thuhet në një komunikatë.

Lidhur me këtë, Avokati i Popullit dhe KOMF përpos që kërkojnë hetime efektive, ndëshkim sipas legjislacionit në fuqi dhe kompensim adekuat, kanë filluar hulumtimin e humbjes së jetës të fëmijëve në Kosovë, me qëllim që të konstatohen arsyet dhe faktorët që shkaktojnë atë, në mënyrë që të ketë qasje parandaluese për raste të tilla.

“Një hulumtim i tillë do të ndihmonte autoritetet publike të kenë një pasqyrë reale të gjendjes si dhe të hartojnë dhe zbatojnë politika për mbrojtje të jetës së fëmijëve. Kjo ngjarje dhe ato të ditëve të kaluara alarmojnë në nivel vendi, për rrezikimin e jetës së fëmijëve, prandaj ritheksojmë nevojën që të gjitha komunat e Kosovës, institucionet në nivel qendror, kompanitë dhe individët të ndërmarrin të gjitha masat e duhura për të ofruar ambient të sigurt për qytetarët e saj, veçanërisht për fëmijët”, thuhet në komunikatën e Avokatit të Popullit dhe KOMF. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani përcjell mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani përcjell mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

Siguri
Serbët e veriut: Ata që duan të jetojnë këtu duhet ta kenë patentë-shoferin e Kosovës

Serbët e veriut: Ata që duan të jetojnë këtu duhet ta kenë patentë-shoferin e Kosovës

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
​Taksitë ilegale, Dushi paralajmëron shtimin e masave në kryeqytet dhe konfiskim të automjeteve për kohë më të gjatë

​Taksitë ilegale, Dushi paralajmëron shtimin e masave në kryeqytet dhe konfiskim të automjeteve për kohë më të gjatë

Prishtina
Gjendet pa shenja jete një grua në Ferizaj

Gjendet pa shenja jete një grua në Ferizaj

Kronika e Zezë
Kalo në kategori