LAJMI I FUNDIT:

Mbytet një i moshuar në plazhin e Golemit

Mbytet një i moshuar në plazhin e Golemit
Foto: Ilustrim

Një 69 vjeçar është mbytur ditën e sotme në plazhin e Golemit.

Policia bën me dije se i mbytur me iniciale F.A., 69 vjeç ka gjetur vdekjen pasi është futur në det, ndërsa edhe pse atij i është dhënë ndihma e parë, nuk është bërë e mundur shpëtimi i tij, shkruan Lapsi.al.


Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.