LAJMI I FUNDIT:

“Mbyllja e Tik Tok censurë”, Topalli: Rama ka frikë nga të rinjtë për zgjedhjet

“Mbyllja e Tik Tok censurë”, Topalli: Rama ka frikë nga të rinjtë për zgjedhjet

Mbyllja e platformës TikTok dy muaj para zgjedhjeve të 11 majit për koordinatoren e PD-së për Diasporën, Jozefina Topalli, tregon frikën e Ramës nga të rinjtë.

Në studion e “Debatit me Alba Alishanin” në A2 CNN Topalli theksoi se kjo është censurë sikurse në kohën e diktaturës.

“Shqetësim i kryeministrit me target grupin e të rinjve. Jemi në kulmin e fushatës elektorale dhe ky është segment i një zinxhir të tërë për shmangien nga debati. Nëse shmanget nga debati tregon frikë gati në panik që ka nga mundësia që të rinjtë kishin për të diskutuar e ironizuar e për të kundërshtuar mënyrën e mbajtjes së pushtetit. Shmangia nga debati prej muajsh Rama nuk shkon në seanca plenare e debati. Prej 12 vitesh asnjë ministër qeveri nuk shkon në debat. Shmangia nga debati tregon frikë. Mbyllja e një platforme që angazhon shumicën e të rinjve të moshave të ndryshme është e pabesueshme të një censure sikur vinin zhurmuesit dikur te një tv me shpresë se nuk do të marrim asnjë informacion nga jashtë”, tha ajo.


Topalli theksoi se kryeministri Rama po humb kontrollin mbi çdo gjë, ndërsa të rinjtë thotë ajo do ta gjejnë mundësinë për t’u shprehur lirshëm. Ish-kryeparlamentarja sjell në vëmendje edhe zgjedhjet e vitit 2021 kur, sipas saj Rama përdori alibinë e Covid për të mbyllur kufirin.

“Të rinjtë kanë për ta gjetur mundësinë për t’u shprehur lirshëm, por kjo në 2024 shpreh frikën e shtetit që po humb kontrollin mbi çdo gjë. Është censurë, një kryeministër që censuron platforma të të rinjve tregon për një frikë mentalitet e pasiguri brenda vetes. më kujton që për të gjetur justifikimin, që fushatën elektorale në 2021 gjeti arsyen e Covid që të mos vinin votues nga kufiri në jug”.

Për analistët Lutfi Dervishi dhe Sami Neza, mbyllja e TikTok nuk ka lidhje me ngjarjen tragjike të vrasjes së 14-vjeçarit te shkolla Fan Noli. Sipas tyre kjo është një gënjeshtër e Ramës.

Në trend Lajme

Më shumë
Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Siguri
Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Kalo në kategori