LAJMI I FUNDIT:

Të premten do të mbyllet për qarkullim rruga Prishtinë-Gjilan

Të premten do të mbyllet për qarkullim rruga Prishtinë-Gjilan

Për shkak të zhvillimit të punimeve, nesër prej orës 8:00 deri 13:00, përkohësisht do të ndërpritet qarkullimi i mjeteve në rrugën nacionale Prishtinë – Gjilan, segmenti nga “Albi Mall” deri tek udhëkryqi për “Pallatin e Drejtësisë”.

Siç bënë të ditur Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit, gjatë kësaj periudhe qarkullimi i automjeteve do të jetë i mundur nëpër rrugën e vjetër për Gjilan dhe anasjelltas.


Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit kërkon mirëkuptim nga pjesëmarrësit në trafik, të cilët do të udhëtojnë në këtë segment rrugor. /Telegrafi/