Komuna e Prishtinës ka njoftuar se gjatë fundjavës, më 3 dhe 4 maj 2025, rruga “Agim Ramadani” do të jetë e mbyllur për qarkullimin e autobusëve dhe mjeteve të rënda, për shkak të punimeve infrastrukturore në këtë segment rrugor.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, të gjitha linjat e transportit publik urban – si ato publike ashtu edhe private – do të devijohen përkohësisht dhe do të kalojnë në rrugë alternative si:


Rruga UÇK

Rruga Migjeni

Rruga Luan Haradinaj

Rruga Ukshin Hoti

Rruga Robert Doll

Rruga Eqrem Çabej

Rruga Dëshmorët e Kombit

Rruga Bajram Kelmendi

Ndërkohë, nga data 3 deri më 7 maj 2025, do të ndalohet qarkullimi i mjeteve motorike me peshë mbi 12.5 ton në këtë zonë, për të mundësuar zhvillimin pa pengesa të punimeve.

Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve dhe operatorëve të transportit për mirëkuptim dhe bashkëpunim, derisa të përfundojnë ndërhyrjet e planifikuara./Telegrafi/