LAJMI I FUNDIT:

Mbyllet objekti ‘misterioz’ ngjitur me stacionin e Policisë në Prishtinë, intervistohen dy të dyshuar

Mbyllet objekti ‘misterioz’ ngjitur me stacionin e Policisë në Prishtinë, intervistohen dy të dyshuar

Policia e Kosovës të mërkurën ka bastisur një lokal që është ngjitur me hyrjen e stacionit policor “Qendra” në Prishtinë, teksa një numër i madh i zyrtarëve policorë kanë qëndruar brenda këtij objekti.

Sipas njoftimit në bastisjen e realizuar, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë sekuestruar prova materiale të cilat do të shërbejnë në procedurën penale, ndërsa me vendim të Inspektoratit Shëndetësor është mbyllur objekti në fjalë.


Aktivitetet e dyshimta të OJQ-së, bastisja e objektit ngjitur me stacionin e Policisë në Prishtinë dhe deklarata e Sveçlës
Lexo po ashtu Aktivitetet e dyshimta të OJQ-së, bastisja e objektit ngjitur me stacionin e Policisë në Prishtinë dhe deklarata e Sveçlës

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njoftoi lidhur me bastisjen e realizuar më 31.01.2024, se pas pranimit të informatës nga Ministria e Punëve të Brendshme, se në objektin – aneks i Stacionit Policor Qendra në Prishtinë është duke operuar një OJQ në mënyrë të kundërligjshme, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë së bashku me prokurorin e rastit nga Departamenti i Krimeve të Rënda- Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, në koordinim me Policinë e Kosovës – Drejtoria për Hetime Rajonale në Prishtinë dhe në bashkëpunim me Doganën e Kosovës e Inspektoratin Shëndetësor, është kryer bastisje në lokalin e lartcekur, me ç’ rast është konstatuar se në këtë objekt janë duke u ofruar shërbime mjekësore në mënyrë të kundërligjshme, si dhe janë intervistuar dy persona në cilësinë e të dyshuarve dhe disa të tjerë në cilësinë e dëshmitarëve”, thuhet në njoftim.

Po ashtu pas intervistimit të dyshuarve, të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt, derisa është hapur rast penal në drejtim të veprës penale “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”, sipas KPRK-së. /Telegrafi/