LAJMI I FUNDIT:

Mbyllet numërimi në Durrës, LSI nuk merr asnjë deputetë

Mbyllet numërimi në Durrës, LSI nuk merr asnjë deputetë

Është mbyllur numërimi i votave edhe në qarkun e Durrësit. Ashtu si në shumicën e qarqeve të vendit, edhe në qarkun e Durrësit është shpallur fituese, Partia Socialiste.

Ndërkohë në vendin e dytë renditet Partia Demokratike dhe në vendin e tretë Lëvizja Socialiste për Integrim.


Ndarja e mandateve për qarkun e Durrësit, është 8 deputetë për PS dhe 6 deputetë për Partinë Demokratike.

Konkretisht Partia Socialiste në qarkun e Durrësi ka grumbulluar 75396 vota. Nga ana tjetër Parti Demokratike ka marrë 61806 vota. Ndërsa LSI është ndarë me 9231 vota.