Federata e basketbollit e Kosovës (FBK) ka njoftuar se tashmë ka përfunduar zyrtarisht afati kalimtar dimëror në basketboll, që kishte filluar më 2 janar.

Në këtë afat kalimtar kishte shumë lëvizje, me skuadrat që janë përforcuar me lojtarë vendorë dhe të huaj, në mënyrë që të arrijnë synimet që kanë për stinorin pranveror, që fillon në këtë fundjavë.


Padyshim se transferimi më me bujë është i Dardan Berishës, i cili kaloi nga Sigal Prishtina te Peja.

Te Verdhezinjtë janë rikthyer edhe Arti Hajdari e Rron Grapci.

Prishtina ka transferuar Jordan Johnson, derisa edhe skuadrat tjera si Rahoveci, Bashkimi dhe Golden Eagle Ylli kanë bërë disa përforcime.

Më poshtë i keni përforcimet e të gjitha skuadrave: KB SIGAL PRISHTINAJordan Johnson         KB GOLDEN EAGLE YLLIDevonte Brown Arbër Berisha           KB RAHOVECIAltin Morina Jabari Craig Raheem JohnsonKB BASHKIMI Roni Koshi KB PONTE PRIZRENIKeenan Earl Warren Andre Carnell WolfordKB FERONIKELIErgin Grosha Fisnik Juniku Arbër Sinani        Ajuda Nywesh   KB TREPÇAAlante Fener Joe Burton Laron Smith Musial GjysmaKB LIPJANIJoshua Demario Boutte Warren Di Shaun Winston Drin Rexha Emmanuel Edcyn Sullivan           KB PEJAKeanau Dennis Post Art Hajdari Dardan Berisha Rroni Grapci/Telegrafi/

telegrafi sport app