Këngëtarja e njohur shqiptare, Morena Taraku, ka kohë që ka bërë një distancim nga mediat dhe rrjetet sociale.

Bukuroshja, e cila jeton dhe vepron prej vitesh në Turqi, ishte më pak aktive në llogaritë e saj - ku numëron miliona njerëz.


Megjithatë, ajo tërhoqi vëmendje me disa postime që ka ndarë së fundmi në InstaStory.

Screenshot 20 22 Foto: Screenshot/Instagram

E njëjta publikoi disa trëndafila, të cilat siç shihet i ka dhuratë, por që janë punuar në një mënyrë të veçantë.

“Çfarë mendoni për këtë? Një art i vërtetë për të shprehur dashurinë”, shkroi në një postim.

Screenshot 21 17 Foto: Screenshot/Instagram

“Të dua”, shtoi në një tjetër postim - ku nuk ka ndarë më shumë detaje se nga kush u surprizua.

Nuk dihet nëse Taraku ka nisur një lidhje të re dashurie, meqë prej kohësh ka qenë e tërhequr, megjithëse pritet të shihet në vazhdim. /Telegrafi/

Screenshot 22 19 Foto: Screenshot/Instagram