LAJMI I FUNDIT:

“Mbroni jetën e fëmijëve, feja nuk mund të përdoret si pretekst”, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë thirrje për vaksinimin

“Mbroni jetën e fëmijëve, feja nuk mund të përdoret si pretekst”, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë thirrje për vaksinimin
Foto: Arkiv

Feja nuk mund të përdoret si pretekst për mosvaksinimin e fëmijëve.

Në këtë kohë të shpërthimit të fruthit dhe refuzimit të vaksinës nga shumë prindër, edhe të besimeve të ndryshme fetare, Komuniteti Mysliman u bën thirrje besimtarëve të mos ndërmarrin hapa ekstreme për jetën e fëmijëve të tyre.

Në Kuran dhe në librat e tjerë të shenjtë, thonë drejtues të këtij komuniteti, nuk citohet dhe as predikohet neglizhimi i mjekësisë.


Numri dy i Komunitetit Mysliman, Taulant Bica, garanton se në të gjitha medresetë dhe institucionet e tjera arsimore nën ombrellen e komunitetit, nuk ka fëmijë të pavaksinuar.

Ndërsa si baba i dy fëmijëve, nënkryetari i Komunitetit Mysliman tregon se nuk ka hezituar asnjëherë për vaksinimin e tyre.

Një ditë më parë, mjekët e konsultoreve kërkuan ndërgjegjësimin e prindërve refuzues për t’u bërë fëmijëve vaksinën e fruthit dhe gjithë të tjerat sipas kalendarit të detyrueshëm.

Ndërkohë, sipas IShP, rezulton se vetëm në Tiranë janë 13 mijë fëmijë të moshës 0-5 vjeç të pavaksinuar ndaj fruthit./A2 CNN

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori