LAJMI I FUNDIT:

Mbroni gjunjët: Ushtrime të cilat do të pengojnë lëndimet

Mbroni gjunjët: Ushtrime të cilat do të pengojnë lëndimet

Kur merreni me sport dhe stërvitni në palestër, gjunjët tuaj dhe nyjat e këmbëve durojnë presionin më të madh

Vrapimet e shpejta, ndryshimet e vrullshme të drejtimeve, ngritja e peshave të rënda dhe ekzekutimi i lëvizjeve shpërthyese mund të dëmtojnë nyjat tuaja dhe të shtojnë mundësinë që të lëndoheni, transmeton Telegrafi.


Përfshini këto ushtrime në stërvitjen tuaj të përditshme dhe kështu do të zvogëloni lëndimet eventuale, pa marrë parasysh cilin lloj stërvitjeje e bëni.

FORCIMI I GJUNJËVE

Ushtrimi: Galiç me topin midis këmbëve
3 seri, 12 përsëritje

Vendoseni topin midis kofshëve tuaja dhe shtrëngojeni. Ngadalë uluni galiç derisa gjunjët tuaj të jenë nën këndin prej 90 gradësh.

Ushtrimi: Hapi i madh
3 seri, 10 përsëritje

Bëni hapa të mëdhenj përpara në mënyrë alternative dhe lëshoni trupin derisa gjuri juaj i fundit pothuajse të prekë dyshemenë. Këmbën tjetër tërhiqeni përpara në pozicionin fillestar.

NYJAT

Ushtrimi: Lëvizja me gju në drejtim të murit
3 seri, 10 përsëritje

Uluni galiç në dysheme ashtu që njëra këmbë të jetë përpara tjetrës. Gjurin e këmbës së parë lëvizeni përpara derisa të mos prekni murin dhe mbajeni kështu 20 sekonda.

Ushtrimi: Sjellja e shputës në rreth në pozicionin në këmbë
4 përsëritje për secilën këmbë

Gjeni një jastëk mesatarisht të fortë dhe vendoseni në dysheme. Qëndroni në jastëk me njërën këmbë dhe balanconi pa ndihmë shtesë për duar. Bëni rreth me shputë në formën e germave ABC, (prandaj ushtrimi quhet ankle ABC’s). /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Lule
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Shamponi i bebeve kthen rrobat e rrudhura në madhësinë e mëparshme: Ja sesi?

Shamponi i bebeve kthen rrobat e rrudhura në madhësinë e mëparshme: Ja sesi?

Bëje vet
Kalo në kategori