LAJMI I FUNDIT:

​Mbrojtja nis intervistimin e dëshmitarit të dytë në rastin Thaçi dhe të tjerët

​Mbrojtja nis intervistimin e dëshmitarit të dytë në rastin Thaçi dhe të tjerët

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, edhe këtë të mërkurë po vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ish-presidentit Hashim Thaçit, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputetit Rexhep Selimi.

Reklama

Mbrojtja e ish-presidentit Thaçi ka filluar intervistimin e dëshmitarit të dytë të prokurorisë, por seanca po zhvillohet private.

Përfundon seanca e sotme ndaj Thaçit dhe të tjerëve, dëshmitari i prokurorisë u dëgjua tërësisht në seancë private
Lexo po ashtu Përfundon seanca e sotme ndaj Thaçit dhe të tjerëve, dëshmitari i prokurorisë u dëgjua tërësisht në seancë private

Dëshmitari i dytë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), po paraqitet për të tretën ditë me radhë para trupit gjykues, pasi dëshmia e tij filloi të hënën dhe vazhdoi edhe të martën.

Gjatë ditës së martë, dëshmia është dëgjuar tërësisht e mbyllur për publikun, ndërsa të hënën një pjesë e intervistimit është bërë në seancë publike.

Dëshmitari i dytë në rastin Thaçi dhe të tjerët thotë se është anëtar i LDK-së
Lexo po ashtu Dëshmitari i dytë në rastin Thaçi dhe të tjerët thotë se është anëtar i LDK-së

Para trupit gjykues në Hagë ai është prezantuar si anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe ka folur për aktivitetin e këtij subjekti në Malishevë, nga viti 1990.

Dëshmitari i mbrojtur ka thënë se ishte kyçur në UÇK dhe se në të njëjtën kohë kishte ushtruar edhe aktivitetin e tij në LDK. Sipas tij, UÇK dhe LDK nuk kishin raporte shumë të mira.

Ai ka pretenduar se shtabi i UÇK-së në Malishevë bënte presion që LDK të pushonte aktivitetin e saj në atë pjesë.

Megjithatë, tutje dëshmitari ka deklaruar se një pjesë e madhe e UÇK-së i njihte institucionet e atëhershme të Kosovës në krye me Ibrahim Rugovën e LDK-së.

Pas më shumë se dy vjet në paraburgim, gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka filluar më 3 prill me deklaratat hyrëse të palëve.

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Ata po gjykohen për krime të pretenduara të luftës dhe po mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si ndodhi përplasja në mes Astrit Gashit dhe Afrim Cakës, pasi ky i fundit e akuzoi që fjalët i ka nga Serbia

Si ndodhi përplasja në mes Astrit Gashit dhe Afrim Cakës, pasi ky i fundit e akuzoi që fjalët i ka nga Serbia

Lajme
Operacion policor në tri komunat në veri, lidhur me sulmin terrorist në Banjskë

Operacion policor në tri komunat në veri, lidhur me sulmin terrorist në Banjskë

Lajme
Vdekja e të riut shqiptar në kufirin me Serbinë, reagon familja Muçiqi

Vdekja e të riut shqiptar në kufirin me Serbinë, reagon familja Muçiqi

Lajme
Elshani nga Octopus: Milan Radoiçiq pjesëmarrës në sulmin terrorist, Lista serbe ka humbur legjitimitetin

Elshani nga Octopus: Milan Radoiçiq pjesëmarrës në sulmin terrorist, Lista serbe ka humbur legjitimitetin

Elfije Boletini
Gërvalla: Asociacioni ka vdekur për ne dhe ndërkombëtarët

Gërvalla: Asociacioni ka vdekur për ne dhe ndërkombëtarët

Lajme
Analistët serbë: Sulmi i armatosur në Banjskë debakël i politikës së Beogradit, Serbia u mund dhe u poshtërua

Analistët serbë: Sulmi i armatosur në Banjskë debakël i politikës së Beogradit, Serbia u mund dhe u poshtërua

Lajme
Kalo në kategori