LAJMI I FUNDIT:

Mbrojtja e shteteve të NATO-s: Shumica nuk e plotëson detyrimin me dy për qind (Video)

Mbrojtja e shteteve të NATO-s: Shumica nuk e plotëson detyrimin me dy për qind (Video)

Shtetet e Bashkuara, të cilat shpenzojnë 3.6 për qind të ekonomisë kombëtare për ushtrinë. Në vend të dytë renditet Greqia. Për shumëkënd mund të duket befasi, por edhe pse në krizë të thellë ekonomike ky shtet shpenzon 2.6 për qind të Prodhimit Kombëtare për mbrojtjen.

Shumica e vendeve anëtare të NATO-s, edhe ato të fuqishme ekonomikisht, kanë një nivel shpenzimesh për mbrojtjen që sillet nga 1-2 për qind e Prodhimit Kombëtar. Këtu bëjnë pjesë Anglia, Italia, Gjermania dhe shumë vende të tjera.


Madje, për disa vite me radhë, që nga anëtarësimi i saj në NATO në këtë grup ka bërë pjesë edhe Shqipëria, por në vitin 2017 shpenzimet e parashikuara për mbrojtjen janë ulur në 0.7 për qind.

Kjo e ka zbritur Shqipërinë në listën e vendeve që shpenzojnë më pak për mbrojtjen, duke qenë shumë larg detyrimit të NATO-s. Në vlerë, Shqipërisë i duhet të shpenzojë mbi 100 milionë euro shtesë çdo vit.

Në pamje të parë duket se në një buxhet prej më shumë se tre miliard eurosh, kjo shtesë nuk është një sakrificë e madhe. Por, në fakt, 70 për qind e buxhetit është e paprekshme për shkak se shkon për shpenzime të domosdoshme, si rroga, pensione e kosto administrative. 100 milionëshi shtesë çdo vit, do të duhej të hiqej ose nga investimet, ose përmes borxhit nga qeveria ose rritjes së taksave. /Top Channel/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori