Arabia Saudite ka bërë thirrje për dy mbledhje urgjente me aleatët arabë, në fund të këtij muaji, për të diskutuar sanksionet e fundit ndaj transportit dhe prodhimit të naftës dhe rritjes së tensioneve me rivalin e kamotshëm Iranin.
Mbreti i Arabisë Saudite, Selman bin Abdulaziz Al Saud u bëri thirrje liderëve të Këshillit Bashkëpunues të Gjirit Persik dhe Ligës Arabe, për takim emergjent në samitin e Mekës më 30 maj.
Zyrtarët deklaruan se diskutimet do të fokusohen në sulmet ndaj katër anijeve komerciale në detin e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe sulmet e armatosura me dron ndaj prodhimit të naftës afër Riadit.
Irani ka mohuar përfshirjen në sulmin ndaj anijeve. Rebelët Huthi të vendosur në Jemen, që janë të mbështetur nga Teherani, kanë marrë përgjegjësinë e sulmit me dron.
Emiratet e Bashkuara Arabe, aleatë i ngushtë i Arabisë Saudite, kanë mirëpritur thirrjen për samitin e Mekës, duke theksuar nevojën e bashkëpunimit ndaj këtyre “rrethanave kritike” në Gjirin Persik dhe vendet e tjera.
Myslimanët sunit të Arabisë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë aleatë të fuqishëm të SHBA-së në betejën gjeopolitike kundër shiitëve në Iran.
Ministri i Jashtëm saudit, Adel al-Jubeir, kishte akuzuar Iranin për destabilizim të rajonit dhe ka bërë thirrje ndaj komunitetit ndërkombëtar për të marrë përgjegjësi në ndalimin e këtyre veprimtarive nga Teherani.
Këto ngjarje vijnë pas rritjes së tensioneve midis SHBA-së dhe Iranit. Uashingtoni ka shtuar prezencën ushtarake në Lindjen e Mesme, pas raportimeve të inteligjencës së Irani është duke planifikuar një sulm.
Përkundër këtyre, presidenti amerikan Donald Trump tha se nuk është i interesuar të hyjë në luftë me Teheranin dhe ka bërë thirrje që të ulen në bisedime.
Liderët iranianë po ashtu kanë mohuar mundësinë e luftës mes dy vendeve. /REL/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?
Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh
SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre