Mbreti Charles III dhe Bashkëshortja Mbretëreshë Camilla kanë zbarkuar në Londër.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, ata kishin qëndruar gjatë natës në Kalanë Balmoral, ku mbretëresha vdiq të enjten.


Siç bëhet e ditur, 73-vjeçari do të takohet me kryeministren britanike Liz Truss përpara fjalimit të tij të parë drejtuar kombit në orën 18:00, koha lokale.

Aeroplani që transportoi atë u shikua nga mbi 150,000 njerëz në faqen e internetit të gjurmimit të fluturimeve FlightRadar24 derisa zbarkoi.

Mbreti Charles është në rrugën e tij për në Buckingham Palace për herë të parë që kur u bë Mbret.

lcimg b7c9955f cefc 43a9 ae46 cdfcfe2edda2

Monarku zbarkoi në RAF Northolt të premten pasdite dhe më pas hipi në një makinë të zezë.

Mbreti tani është duke u dërguar për në Londër ndërsa bën rrugën e tij për në pallat. /Telegrafi/

lcimg 3645457e 77f4 4df4 af25 aa1aa1dc3d35