LAJMI I FUNDIT:

Mbretëresha Elizabeth debuton prerjen e re të flokëve pas ceremonisë “Platinum Jubilee”

Mbretëresha Elizabeth debuton prerjen e re të flokëve pas ceremonisë “Platinum Jubilee”

Mbretëresha Elizabeth II po hyn me stil në vitin e saj të 71-të në fron.

Mbretëresha duket se ka ndryshuar stilin e saj të veçantë pas festimeve të “Platinum Jubilee” në fillim të këtij muaji, duke debutuar një prerje flokësh të freskët në fotot e publikuara nga Windsor Castle të mërkurën.

Në fotot e reja, të cilat i postoi edhe llogaria zyrtare e familjes mbretërore në Instagram, fijet e argjendta të 96-vjeçares duken dukshëm më të shkurtra në anë dhe mbrapa.


“Më pëlqen modeli i ri i flokëve të Mbretëreshës!!!”, një fans komentoi, ndërsa një tjetër shtoi: “Mbretëresha duket e mrekullueshme! Modeli i saj i ri i flokëve veror duket perfekt”.

Ndihmësja e Madhërisë së saj, Angela Kelly, ka shkruar për marrjen e rolit shtesë të parukieres gjatë pandemisë në versionin e përditësuar të librit të saj, “The Other Side of the Coin: The Queen, the Dresser and the Wardrobe”.

“Nga marsi i vitit 2020 e tutje, unë laja flokët e Mbretëreshës çdo javë, i rregulloja dhe stiloja, madje i shkurtoja kur ishte e nevojshme. Ekipi im e quajti ‘Kelly’s Salon’”, ka shkruar ajo. /Telegrafi/