Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zhiviq ka vizituar sot Komunën e Rahovecit, me ç’rast është takuar me kryetarin e kësaj komune, Smajl Latifi, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e deritanishme në sektorin e bujqësisë në këtë komunë, si dhe për programet mbështetëse të ministrisë.
Zhiviq ka theksuar se mbështetja e MBPZHR-së do të vazhdojë të rritet nga viti në vit, si përmes subvencioneve ashtu edhe përmes granteve investive, me qëllim të fuqizimit të sektorit të bujqësisë, duke përfshirë edhe vreshtarinë, si sektori kryesor në këtë komunë.
Ndërsa, kryetari Latifi njoftoi ministren me sfidat me të cilat përballen fermerët e kësaj ane, duke theksuar me këtë rast nevojën e rritjes së mbështetjes për zhvillimin e sektorit të bujqësisë në këtë anë.
Gjatë kësaj vizite, ministrja Zhiviq e shoqëruar nga drejtori i Departamentit të Vreshtarisë dhe Verëtarisë, Bekim Hoxha, kanë vizituar Institutin për Vreshtari dhe verëtari në Rahovec, ku kanë parë për së afërmi punën që bëhet në këtë institut.
“Vreshtaria është një degë e rëndësishme e prodhimit bujqësor, vera është një produkt shumë i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit, kultivimi i hardhisë së rrushit përfaqëson një mundësi të madhe për zhvillim, Rahoveci është tokë shumë pjellore për kultivimin e hardhisë së rrushit. Duke u nisur nga këto, MBPZHR-ja do të vazhdojë të mbështesë dhe të investojnë në zhvillimin e Vreshtarisë”, tha ministrja Zhiviq.
Drejtori Hoxha gjatë kësaj vizite, ka prezantuar Strategjinë Sektoriale për Vreshtarinë, Veterinarinë dhe rrushit të tryezës 2020 – 2025, përmes së cilës strategji ai theksoi se do të zhvillohet sektori i vreshtarisë dhe veterinarisë në Kosovë.
Ai tha se përmes strategjisë synojnë krijimin e plantacioneve të reja të vreshtave, të arrijnë të përmbushin nevojat e konsumit të rrushit të tryezës dhe të rrisin eksportet në vendet e rajonit dhe vendet e Bashkimit Evropian.
Ministrja gjatë ditës ka vizituar edhe Bodrumin e Vjetër në Rahovec, ku nga afër është njoftuar me procesin e prodhimit të verës në këtë bodrum.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

Akademia UPA ka krijuar një trajnim të posaçem për moshat 12-17 vjeç!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame