LAJMI I FUNDIT:

Mblidhet sërish Komisioni Hetimor për procesin e privatizimit në Kosovë

Mblidhet sërish Komisioni Hetimor për procesin e privatizimit në Kosovë

Sërish sot do të mblidhet Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë.

Deputetët e këtij Komisioni në ora 13:00 do të intervistojnë ish-ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Bujar Dugolli.


Ndërsa, në ora 14:00 pritet të intervistohet ish-drejtoresha menaxhuese Mirka Tahiri.

Ndërkaq, edhe gjatë ditës së djeshme ishte mbledhur ky Komision e ku u intervistua ish-zëvendësdrejtori i AKM-së, Ahmet Shala i cili deklaroi se beson që nuk janë shkatërruar dokumentet e privatizimit në Kosovë në vitin 2008-të.

Ahmeti për djegien e dokumenteve në AKP: Të gjitha dokumentacionet janë të skanuara dhe të mbrojtura
Lexo po ashtu Ahmeti për djegien e dokumenteve në AKP: Të gjitha dokumentacionet janë të skanuara dhe të mbrojtura

Tutje ish-ministri gjatë intervistimit nga Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit duke hequr çdo dilemë se kanë humbur dokumentet gjatë djegieve të tyre më 2008, theksoi se të gjitha dokumentet e privatizimit janë të skanuara dhe të ruajtura në arkivin elektronik të Bashkimit Evropian. /Telegrafi/