LAJMI I FUNDIT:

Përfundon e qetë protesta e serbëve në Rudar – patën disa kërkesa për heqjen e barrikadave në veri

Përfundon e qetë protesta e serbëve në Rudar – patën disa kërkesa për heqjen e barrikadave në veri

E plotësuar: Protesta e serbëve në Rudar të Zveçanit, ka përfunduar e qetë.

Në protestë u tha mes tjerash se shqiptarët dhe serbët kanë jetuar së bashku ndër vite, andaj nuk është ndonjë problem të vazhdohet kjo bashkëjetesë edhe në të ardhmen


Lirimi i serbëve të arrestuar, tërheqja e “listave sekrete për arrestimin dhe pushkatimin e serbëve”, si dhe tërheqja e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu i Kosovës, ishin kushtet e tyre  për heqjen e barrikadave të ngritura në këtë zonë.

Përveç kryetarit të Listës serbe, Goran Rakiç, kanë folur edhe kryetari i komunës së Shtërpcës, Dallibor Jevtiq, kryetari i Komunës së Zveçanit, Dragisha Milloviq, ish kryetari i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Nikolla Kabashiq etj.

Ata kërkuan lirimin e të arrestuarve Dejan Pantiq dhe të tjerët, pastaj tërheqjen e forcave policore nga veriu, si dhe anulimin e listës së arrestimeve me të dyshuar serbë. /Telegrafi/

——-

Serbët në Rudar kërkojnë lirimin e të arrestuarve dhe largimin e Policisë së Kosovës nga veriu

E plotësuar: Protestuesit serbë gjatë protestës së tyre në Rudar, janë duke kërkuar nga  institucionet e Kosovës lirimin e Dejan Pantiqin, Miljan Axhiqin dhe Sllagjan Trajkoviqin, të cilët janë në paraburgim.

Ata po ashtu po kërkojnë që të tërhiqen forcat speciale të Policisë së Kosovës nga veriu.

Në fillim të protestës, turmës iu drejtua djali i Dejan Pantiqit, Predrag Pantiq, si dhe ish-kryetari i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Nikola Kabashiq, ish-kryetari i Komunës së Zveçanit, Dragisha Miloviq dhe të tjerë nga sektori i arsimit dhe drejtësisë.

Ata thanë se duan paqe, duan të qëndrojnë dhe të mbijetojnë në Kosovë, se nuk kanë asgjë kundër popullit shqiptar, por janë kundër Qeverisë së Albin Kurtit. /Telegrafi/

———

Mblidhen qytetarët serb në Rudar – nis protesta e tyre

Në fshatin Rudar, komuna e Zveçanit tashmë ka nisur protesta e qytetarëve serb, kundër siç thanë “kërcënimeve” të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Një numër i konsiderueshëm i qytetarëve janë mbledhur tashmë në këtë pjesë.

Të pranishëm janë edhe përfaqësues të Listës Serbe. Përveç flamujve serbë dhe pankartave me mbishkrime të ndryshme, bie në sy njëra parulla me dimensone të mëdha në të cilën shkruan në alfabetin cirilik ,”Kurti, Kosova nuk është e gjyshit tënd, është e gjyshërve tanë”.

Në këtë vend, i cili në mesin e komunitetin lokal serb njihet edhe si “Te kryqi”, ndodhet një prej barrikadave të ngritura në veri të Kosovës qysh më 10 dhjetor.

Policia e Kosovës, nëpërmjet një komunikate për media, i ftoi qytetarët që “të kenë vëmendje dhe kujdes të shtuar” gjatë protestës.

Ndërkaq si rezultat i situatës janë shtuar forcat e Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori