LAJMI I FUNDIT:

​Mblidhen katër komisione parlamentare

​Mblidhen katër komisione parlamentare
Foto: Ridvan Slivova

Gjatë ditës së sotme do të mblidhen katër komisione parlamentare.

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton propozim-vendimin e Qeverisë me kandidatët për anëtarë dhe zëvendës-anëtarë të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës.


Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione takohet me Ramë Likaj, ministër i Arsimit dhe Shkencës, lidhur me mohimin e të drejtës për vijimin e mësimit të disa vajzave në Kosovë dhe me përfaqësuesit e fshatrave Krushё e Madhe dhe Krushё e Vogël, i pranishëm do tё jetë edhe Avokati i Popullit.

Në Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës, raporton ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi.

Ndërsa në Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës, raporton Letafete Latifi, drejtoreshë e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.